E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo kërkon të triumfojë edhe në Spanjë

Destinacioni i Hoze Murinjos pasi të mbarojë aventurën në Itali do të jetë kampionati spanjoll. Tekniku portugez është pranë fitimit të “Skudetos” në Itali, në sezon e tij të parë në këtë kampionat. Më parë ai ka arritur të fitojë dy herë titullin në Premier Ligën angleze me skuadrën e Çelsit. Murinjo është shpallur edhe kampion Europe me skuadrën e Portos në vitin 2004.

Dëshira e tij më e madhe është të dalë edhe një herë triumfues në kampionatin e tretë më të fortë të Europës, në atë spanjoll.

"Njëra nga ambiciet e mia si trajner është të fitoj tre kampionatet më të rëndësishme të Evropës, Premier Ligën, Serinë A dhe La Ligën. Të parën e kam arritur. Nëse arrij edhe të dytën, atëherë e ardhmja ime do të jetë La Liga", deklaron Murinjo për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›