E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Qeveria piramide korrupsioni. Berisha kapobanda i regjimit


Partia Socialiste ka denoncuar sot ata qe i ka quajtur njerezit e regjimit qe sundon mbi shqiptaret duke cilesuar piramide korrupsioni qeverine dhe kapobanden e vertetet te regjimit te sotem kryeministrin Sali Berisha.

Deputeti i PS-se Taulant Balla ne nje konference per shtyp solli ne vemendje emrat e te gjithe ministrave te cilet jane perfshire ne afera korruptive apo vrasje sic theksoi ai duke shtuar se vendi i tyre ne Shqiperine e 1 milione te papuneve dhe mbi 500 mije te varferve duhet te ishte para drejtesise dhe jo ne qeveri.

Ministri i Brendshem i ketij regjimi eshte nje njeri dy here ne kerkim njehere per nje vjedhje dhe se dyti per vrasje te protestuesve te pafajshem. Plot 230 milion euro u ka vjedhur Lulzim Basha shqiptareve me nje dore dhe 4 shqiptare te pafajshem u vrane po nga Lulzim Basha sepse protestonin kunder hajduterise e kusarise te regjimit ku ai ben pjese. - tha Balla

Vartesi i tij shtoi me tej Balla Drejtori i Pergjithshem i Policise Agron Kulicaj eshte ende sot nen akuze per kontrabanden e naftes virgin.

Me tej deputeti i PS-se u ndal tek ish-Zv.kryeministri Ilir Meta sipas tij aleati kryesor u koalicionit te turpit.



Ilir Meta ish zevendeskryeministri dhe aleati kryesor i koalicionit te turpit qe sundon sot Shqiperine eshte majmur nga korrupsioni i politikes se kthyer ne biznes por ka ende fytyre te beje fushate elektorale e te kerkoje vota edhe pasi shqiptaret e pane me ze e me figure duke premtuar plot 700 mije euro ne kembim te licencave e favoreve- tha ai

Ministri i Financave eshte kthyer sot ne nje perandori financiare tha Balla duke u shitur shqiptareve si frengut pulen kasat fiskale te kompanive pas te cilave qendron ai vete ndersa ministri i mbrojtjes qe sipas tij dikur krekosej maje tankeve sot derdellit per perdorimin e ushtrise ne mbrojtje te Saliut vetem e vetem sepse i ashtu-quajturi kryeminister i ka lene dore te lire te pasurohet duke shitur nje pjese te mire te atyre 1280 pasurive publike qe ka vendosur te vjedhe Saliu ne dy muajt e ardhshem

Ne qender te akuzave te deputetit socialist ishte dhe ish- ministri i Mbrojtjes Famtir Mediu aktualisht minister I Mjedisit i cili sipas Balles ne bashkepunim me djalin e kryyeminstrit Berisha Shkelzen Berisha moren 26 jete njerezish ne Gerdec.



Majlinda Bregu e ka kthyer familjen ne nje superfuqi energjetike e s ka lene kunat ne kembe pa i dhene nga nje licence hidrocentralesh ndersa ka perfituar 9 milone euro nga shitja e kompanise Mehapharma.

Nje tjeter minister nen akuzat e PS-se ishte dhe Genc Ruli qe edhe mes kesaj qeverie te krimbur ne korrupsion e vjedhje ia ka dale te spikase me aferat e tij te panumerta me privatizimin e eskpozites me licencat e koncesionet per hidrocentrale e me kontratat koncesionare te minierave te Bulqizes - tha Balla

Sipas Balles ne maje te kesaj piramide korrupsioni qendron vete kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha mbi te cilin rendojne plot 32 e dy jete te humbura duke filluar me 26 jetehumburit e Gerdecit me kolegun tone te ndjere socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjere Remzi Veseli e duke perfunduar me kater jetet qe mori me plumbat e Gardes Republikane- perfundoi deputeti socialist Taulant Balla



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›