Hammam Hetimi i FIFA komplot ndaj meje

Katarioti Bin Hammam, objekt i një hetimi nga FIFA për shkelje të kodit
etik dhe evazion fiskal, ka denoncuar ngritjen e një komploti në dëm të
tij.
Hammam do të kandidojë për postin e presidentit të organizmit që kontrollon futbollin botëror.
“Ka prova për një komplot kundër kandidaturës së Bin Hammam për presidencën e FIFA-s”, ka deklaruar Ravi Kumar, zëdhënës i presidentit të Federatës Aziatike të Futbollit.
Katari akuzohet se ka blerë me shuma marramendëse të drejtën për organizimin e botërorit të vitit 2022.