E Diel, 1 Nëntor 2026

Han i Hotit sekuestrohen 210 kg kanabis

Policia kufitare e Hanit të Hotit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një sasi prej 210 kg kanabis dhe ka vënë në pranga transportuesin e lëndës narkotike.

Gentjan Mehmeti u arrestua nga policia kufitare pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me AA 278 GH u gjet e fshehur lënda narkotike Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi dhe më pas tregun perëndimor. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›