Mblidhet Parlamenti

Nis seanca e jashtëzakonshme parlamentare e thirrur me kërkesën e kreut
të Qeverisë për miratimin e tre ligjeve, të njohura tashme si ligjet e
integrimit, ku përfshihen projektligji për Nënpunësin Civil,
projektligji për Gjykatën e Lartë dhe Reforma Parlamentare.
Në këtë seancë ndodhen të pranishëm deputetë të të dy palëve, ndërsa ende nuk ka mbërritur Kryeministri, i cili ndodhet në Kamëz për përurimin e Pallatit të Kulturës. Pak pas fillimit te seances, me kerkese te deputetit socialist Taulant Balla, u vendos 10 minuta pushim, per shkak te mbledhjes se grupit parlamentar te PS. Bashkë me tre ligjet e integrimit, me kerkesë po të Kryeministrit, është përfshirë në rendin e ditës edhe Amnistia Fiskale, që gjithashtu përmban pikëpyetjen për ligjvënësit, se çfarë përmban ky draft, pasi ai nuk ka kaluar më parë në komisionet parlamentare. Ne seancen e jashtezakonshme ndodhet i pranishem ne salle edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. / Top Channel