Han mendon surprizën, gati ftesa për MemellinTrajneri pritet të grumbullojë për Maltën sulmuesin e Tiranës. Holandezi pritet ta shikojë lojtarin në derbin Tirana-Dinamo

SPORT EKSPRES - Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli mund të grumbullohet për ndeshjen e 11 shkurtit kundër Maltës. Një lajm i tillë, edhe pse jo zyrtar, është bërë publik nga burime pranë trajnerit të kombëtares shqiptare, Ari Han. Kështu, nga sa mësohet, holandezi, pas problemeve me formën e sulmuesve të përfaqësueses duke filluar që nga Bogdani, Kapllani, e më pas Berisha ka menduar që të shtojë radhët e lojtarëve të vijës së parë, në të cilën aktualisht një formë të mirë gëzon vetëm Salihi. Kështu, duke patur një kohë të shkurtër në dispozicion përpara ndeshjes me Maltën (shumë pak ditë kanë mbetur), Han ka menduar që të mos rrezikojë në sulm, atje ku në Valeta priten golat që do t’I jepnin Smhqipërisë tre pikët e “arta”. Emri i Migen Memellit është lakuar me kohë nga trajneri, teksa sa herë që ky i fundit ka qenë në stadium, Memelli ka shënuar nga tre gola me Tiranën. Kjo ka bërë që Han të mendojë edhe për të. Sepse aktualisht është sulmuesi më në formë shqiptar de që mund t’I shërbejë kombëtares.
Derbi- Burime që vijnë nga trajneri Han kanë pohuar se tekniku do të udhëtojë në drejtim ë Tiranës në datën 4 shkurt, për të ndjekur derbin Tirana Dinamo, ku një pjesë të madhe të kësaj ndeshjeje ai do të vëzhgojë për herë të fundit Memellin, përpara se të marrë vendimin e grumbullimit të tij për ndeshjen me Maltën. Aktualisht, Memelli, ish lojtari i Gais të Suedisë, i cili kaloi tek Tirana në muajin korrik, është golashënuesi më i mirë i kampionatit me fanellën bardheblu, me 10 gola të shënuar në kampionat.
Grumbullimi- Grumbullimi i fundi i Memellit me kombëtaren, është ai i vitit të kaluar, në janar, kur Han grumbulloi në “zborin” turk të Antalias, lojtarët e kampionatit dhe ata që luanin jashtë, por që nuk ishin pjesë e 22 shes së kombëtares, ndër të cilët ishte edhe Memelli. Ndërkohë, Memelli nuk është aktivizuar asnjëherë me fanellën kuqezi të kombëtares së madhe, qoftë edhe në një ndeshje miqësore. Madje, Memelli është grumbulluar edhe përpara ndeshjes zyrtare me Luksemburgun, nga ana e trajnerit Bariç, por ai nuk u përfshi dot as në 18 she, teksa, që atëhere Memelli nuk erdhi më në përfaqësuese, ose kjo ndodhi vetëm nëpër “zboret” tradicionale të kombëtares B. Por, tani ai duket se ka një shans të madh, Maltën. Atje ku mund të tregojë me të vërtetë se ç’di të bëjë.
Marre nga "Sport Ekspres"
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=10693
E Shtune, 24 Janar 2009