E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbolli i femrave, bollëk golash Sekretari i Federatës së Futbollit, Arben Bici, premtoi se në muajin shtator, do të nisë edhe kampionati i parë i futbollit të femrave. Kjo do t’i hapë rrugë edhe një ekipi kombëtar në këtë kategori të futboll

Rezultate të bollshme me gola në turneun e parë Kombëtar të futbollit të femrave, ku marrin pjesë 8 ekipe. I organizuar për herë të parë nga Federata Shqiptare të Futbollit, ky aktivitet ka çuar në institucionalizimin e futbollit për femra në Shqipëri, që është luajtur për herë të parë në formatin 11 me 11 (ndeshjet u zhvilluan me nga 25 minuta çdo pjesë).

Ka qenë këmbëngulja e gjatë e gazetarit sportiv Genc Ymeraj, promotor i disa aktiviteteve dhe kupave të mëparshme me skuadrat e futbollit të femrave, që bëri të mundur edhe organizimin në një rang më të lartë të këtij turneu.

Në ditën e parë, skuadra që spikati më shumë ishte Tirana AS, e cila mposhti 7-0 ekipin e Tropojës. Në sfidën tjetër të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i Jubanit të Shkodrës fitoi 5-0 ndaj Olimpikut.

Dy ndeshje të tjera u zhvilluan në kompleksin e Kamzës, ku Rubiku fitoi 3-1 me Tiranën, ndërsa “The Door” mposhti 3-0 Memaliajn. Ndeshjet gjysmëfinale të këtij turneu do të zhvillohen ditën e diel, ndërsa finalja do të luhet më 27 janar.

Sekretari i Federatës së Futbollit, Arben Bici, premtoi se në muajin shtator, do të nisë edhe kampionati i parë i futbollit të femrave. Kjo do t’i hapë rrugë edhe një ekipi kombëtar në këtë kategori të futbollit, që do të marrë më pas në aktivitete ndërkombëtare futbolli.

Shqiptarja më e njohur në botën e minifutbollit është Fatmirë Bajramaj, e cila luan për Kombëtaren e Gjermanisë dhe është një figurë popullore e mediatike në Gjermani.

Turneu i Femrave

23.01.2009
Stadiumi "Selman Stermasi"
1. Tirana A.S-Tropoja 7-0
2. Jubani-Olimpik     5-0

Kamzë
1. Tirana-Rubiku      1-3
2. Memaliaj-The Door  0-3

Gjysmëfinalet
25.01.2009

1. Tirana A.S-Jubani
2. Rubiku-The Door

Finalja
27.01.2009  

E Premte, 23 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›