Han nga Holanda: Nuk e le Shqiperine!
Futbolli shqiptar eshte mberthyer ne nje krize totale, nderkohe qe dhe ardhmja e Ari Han si trajner eshte e pasigurt. Lajmi jepet nga nje gazete holandeze online pzc.nl, qe i referohet jo vetem teknikut, por edhe nje trajneri shqiptar te skuadres amatore, Ternuezen, Adrian Lekaj. "Per shkak te nderhyrjes politike ne sport", shkruan uebsajti "tulipan", "dyert e Shqiperise jane mbyllur nga FIFA (federata boterore) dhe UEFA (federata evropiane) per te marre pjese ne turnete nderkombetare. Masa e vendosur eshte ne fuqi, derisa te gjendet nje zgjidhje e problemeve te brendshme". Trajneri i ekipit te futbollit Treunzen, Adrian Lekaj, i cili ka si ambicie te tij te qenit asistent, tregon se Han ka planifikuar t'i jape fund si trajner i Kombetares, nese konflikti nuk do te zgjidhet. Han thote te kunderten: "Une nuk dua te largohem, madje nuk e kam thene kete. Atje (ne Shqiperi) absolutisht nuk e kam thene". Federata e Futbollit dhe Ministria e Sporteve ne vend jane ne konflikt ne lidhje me statutin, te cilin qeveria nuk e miraton. Per kete arsye, fillimisht FIFA, e me pas UEFA gjate kesaj jave, e pezulloi Shqiperine. Han ishte tri dite ne Shqiperi per te folur me drejtuesit, perpara se ai te rikthehej ne Gjermani ne pritje te zhvillimeve te reja. Han tha: "Ne duhet te luanim kesaj jave nje ndeshje miqesore kunder Arabise Saudite dhe javen e ardhshme kunder Moldavise. Nuk arritem t'i luanim per shkak te situates qe mbizoteron ne ate vend (Shqiperi), por une do te largohem nese kjo nuk do te zgjidhet per nje kohe te shkurter". Sipas Adrian Lekajt, i cili qendroi ne Shqiperi edhe nje dite me shume se Han, negociatat jane ne nivelin me te ulet. "Ne nje konference per shtyp, te cilen Han e mbajti te merkuren (19 mars), ai tha se shpreson ne nje zgjidhje te shpejte. Nese Shqiperia nuk do te luaje edhe ndeshjen kunder Polonise, ai do te largohet nga Kombetarja". Han kundershton: "Kete une nuk e kam thene. Une u thashe njerezve te federates se deshiroj qe konflikti te zgjidhet sa me shpejt, ne te kundert futbollistet nuk do te provohen". "De bondscoach" (trajneri), i cili nenshkroi ne janar, tha se nuk e dinte se kur do te kthehej serish ne Shqiperi. "Gjithcka varet se si do te shkoje situata". Njembedhjeteshi shqiptar per momentin nuk do te kete mundesi te luaje ndeshje nderkombetare, por trajneri parashikon dy grumbullime te lojtareve te tij perpara se te ndeshet ne shtator kunder Suedise per kualifikueset e Kupes se Botes 2010. Ari Han tha se nuk dinte asgje rreth nje asistence te mundshme te Adrian Lekajt. "Asistenti im eshte Teo de Jong. Per sa i perket Lekajt, nuk mund te them se ai mund te kete nje rol ne stafin tim". "Po, kjo eshte e vertete", pranon Lekaj. "Per shkak te situates qe mbizoteron tani ne Shqiperi, ne nuk kemi folur per kete. Por, pa dyshim, qe do te flas me Hanin ne nje te faze te afert".
SSSASS