E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet misioni amerikan ne Shqiperi

Anisa Ymeri
Jo rastesisht, ky liber i pare ne llojin e tij, i cili hedh drite mbi "Misionin amerikan ne Shqiperi", nis me te parin oficer amerikan te sherbimit sekret te OSS-it. Emri i koduar ishte Tank, i njohur si major S.S Kendell, ishte Dejl Mekadu, ishte ai qe udhehoqi te parin mision sekret amerikan ne Shqiperi, me 18 nentor 1943.
Nje histori e bazuar ne dokumente qe mbajne vulat e arkivave amerikane, por edhe deshmi te rralla te atyre personazheve qe jane ne liber e qe kane mbetur ende ne jete. Autorit i eshte dashur te shkele ne te gjitha ato thepa, qytete, shpella, brigje ne te cilat me se gjysme shekulli shkuar te rekrutuarit e OSS-it ja behen ne Shqiperi.
Ajo qe theksohet qe ne fillim, ne parathenien e shkruar nga autori Lucas: "Kjo eshte nje histori e pa rrefyer me pare e operacioneve sekrete te OSS-it (Zyres se Sherbimeve Strategjike) amerikan ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, si edhe Shtetet e Bashkuara, krahas anglezeve ndihmuan komunistet te mundnin nazistet dhe te merrnin pushtetin ne vend. Shumecka prej atyre qe kane ndodhur jane te shkruara e zeza mbi te bardhe ne mijera flete dokumentesh, qe gjenden ne arkivat amerikane. Por, sikunder thekson edhe autori, i cili ka hulumtuar per te zbardhur sadopak prej atyre qe kane ndodhur. Lucas shkruan: "Pak dihet per keto ngjarje ne Shqiperi dhe ne Shtetet e Bashkuara. Te dhenat e OSS-it, qe me vone u shnderrua ne CIA, nuk u bene publike deri ne vitin 1975". Pas ishte pikerisht ky viti qe shenoi edhe fillimin e rikthimit te tyre ne Arkivat Kombetare dhe regjistrimin e fakteve.
Ja, eshte "Bota Shqiptare" qe sjell te parin liber qe zbardh operacionet e OSS-it ne Shqiperi. Dhe Peter Lucas, ishte i pari gazetar amerikan, qe pas vdekjes se Enver Hoxhes, ne vitin 1986, vizitoi Shqiperine. Ja c'na rrefen Lucas ne librin e tij: "Nje raport i OSS-it per luftimet e asaj kohe e pershkruante keshtu aktivitetin partizan: Gjate nente muajve te pare te vitit 1943, partizanet ishin teper aktive kunder Boshtit, ku benin pjese divizionet italiane dhe me vone dhe dy misione gjermane, duke sulmuar karvanet e tyre, clironin zona te caktuara dhe vune nen kontroll disa qytete te vogla...".
Jo pak aty flitet per Tom Stefanin, kolonelin rekrut te OSS-it, i lindur nga prinder emigrante shqiptare, i formuar teresisht ne Amerike, njeri fare i afert me Enver Hoxhen gjate luftes, madje edhe i ftuar nderi ne disa kongrese te rendesishme. Thuhet se nje nga punet e para te kolonel Stefanit ka qene ndihma per rekrutimin e emigranteve shqiptare per OSS-in.
Per Lucas, shkelja e Shqiperise ne vitin 1986 ishte vetem fillimi. Ishin deshmite ato qe kerkonte per te mberritur me pas te ky liber. Ndaj, edhe sikunder rrefen vete autori: "Kam intervistuar partizane te moshuar, qe kishin luftuar me Hoxhen. Vizitova fshatra si Dukat, Dhermi, Kuc e Himare. Kam udhetuar ne Veri nga Shkodra ne Theth. Karaburunin e kam rrokur nga kodra e nga deti. Kam qene ne shpellen e njohur si Seavie pergjate bregdetit qe kontrollohej nga OSS-i , te cilen ai e kishte baze te sigurt". E si per t'i vene vulen ketij udhetimi cep me cep te Shqiperise, ai thekson: "Kam udhetuar hipur mbi gomar neper malet e Shqiperise jugore, ku Enver Hoxha kishte vendosur shtabin e tij".
E gjithcka per te pasur me shume deshmi dhe nje panorame me te plote nga sa shkruhej ne raportet sekrete te OSS-it, qe mberrinin kryesisht nga Bari. Dhe ja se cfare shkruhej ne njerin prej tyre. "Ne nje raport sekret te nje agjenti, flitej per minimin e plazhit te Durresit, ku gjermanet mendonin se do te zbarkonin forcat e Aleateve. Aty shkruhej: "Flitet se 25 mije mina jane vendosur ne kete zone. Jane ngritur edhe gardhe me tela me gjemba dhe eshte e ndaluar per cilindo te hyje ne te".
Miqesia e Enverit me Tom Stefanin
Ne librin "Misioni amerikan ne Shqiperi" shkruhet: "Per Hoxhen, miqesia ishte e mire. Por armet ishin me te mira... Kjo miqesi u shfaq hapur kur Hoxha e ftoi Stefanin te merrte pjese ne konferencen 4-ditore te Permetit. Fulci u gezua shume nga ftesa. Ai e keshilloi Stefanin te krijonte "marredhenie te ngushta me djemte vendore (partizanet)". Ne nje tjeter pasazh shkruhet: "Hoxha mbetej i bindur se anglezet ishin te vendosur te pengonin ngjitjen e partizaneve komuniste ne pushtet dhe kjo vinte ngaqe anglezet vazhdonin te keshilloheshin me pro-zogistin Abaz Kupi dhe grupe te tjera nacionaliste. Anglezet mbeten te palekundur ne mendimin: "Kushdo tjeter, pervec Hoxhes" dhe pse ishin partizanet e Hoxhes i vetmi grup i organizuar qe luftonte kunder gjermaneve". Nderkohe qe lufta vazhdonte, te rekrutuarit e OSS-it benin punen e tyre. Qendronin prane atyre qe luftonin, dhe ne cdo kohe qe ishte e mundur dhe e duhur raportonin me detajet me te imta, gjithcka ndodhte, cdo levizje dhe se cfare pritej te ndodhte ne ditet ne vijim.
Mehmet Shehu dhe Lufta e TiraneS
"Gjeneral Mehmet Shehu priti me kenaqesi urdhrin per clirimin e Tiranes. Urdhri erdhi nga Enver Hoxha ne Berat per Mehmet Shehun per shtabin e Divizionit te pare partizan... Shehu e kishte pergatitur Divizionin e tij te Pare partizan ashtu si ai dinte, duke pasur parasysh edhe rrethanat. Shpesh kishin pak per te ngrene. Here pas here flinin edhe perjashta, sido qe te ishin kushtet e motit. Ata nuk ngjanin si nje ushtri e mirefillte, duke pasur parasysh mungesat ne veshje dhe armet gjithfareshe qe mbanin prej lloj-lloj ushtrish". "...Tashme Shehu ishte jashte portave te Tiranes, duke pergatitur planin e sulmit, nderkohe qe Hoxha, udheheqesi i tij, ishte nja 160 km larg ne Berat, duke diskutuar per paraden e fitores. Edhe nese Shehu kishte ndonje armiqesi ndaj Hoxhes, nuk e shfaqi ate. Ndoshta donte qe keshtu te mbetej". Vijon: "OSS-i ishte shume dakord me llogaritjen e Shehut per 2 mije gjermanet e vrare ne Luften e Tiranes. Megjithate, raporti i OSS-it thote se disa prej ketyre gjermaneve te vdekur ishin rober te plagosur qe u vrane nga partizanet".

Misionet sekrete film nga Stan Dragoti
Mision sekret amerikan ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore dhe bashkepunimi me partizanet komuniste shqiptare, ndoshta do te jete edhe nje film. Autori i librit, Peter Lucas, mesohet se eshte ne fazen e fundit te perfundimit te skenarit, dhe do te jete regjisori Stan Dragoti, teper prezent ne Shqiperi se fundi, i cili do ta realizoje. S'ka gje te sigurt, por ndoshta kur cdo gje te jete edhe me e kristalizuar, mund te ofrohet aktori hollivudian, Brad Pit, ai qe do te interpretoje ne film. Botuesi Kujtim Gjonaj, i cili ka sjelle ne shqip kete liber, tregon se ka rene krejt rastesisht ne gjurmet e ketij botimi dhe ne kohe rekord, vetem pak muaj pas botimit ne Amerike, fale dashamiresise se Lucas e solli per shqiptaret. Ndersa tregon se ne mesin e muajit prill, autori do te vije ne Tirane. Dhe nje tjeret liber, "Rrumpalla" do te botohet se shpejti prej tij. Ka qene Edi Rama qe e ka perdorur ne nje fushate elektorale kete fjale, e cila ka mbetur gjate ne politiken shqiptare. Ky liber do te jete nje tjeter veshtirim ne historine e Shqiperise, por kete here do te flase per kapercyellin e vitit 1990, dhe me pas, ne kohet qe ne jetojme, ne ditet tona.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›