E Diel, 1 Nëntor 2026

Hani sa më shumë rrush, parandalon depresionin

STUDIMI- Specialistë të ushqimit kanë deklaruar se përdorimi i rregullt i rrushit mund të parandaloj shqetësimet në tru dhe të luftojë depresionin. 

Sipas tyre mungesa e potenciumit, e të cilën e ka rrushi, shkakton probleme në tru dhe depresion. 

Ata konsiderojnë që personat e moshuar që konsumojnë pak fruta dhe perime mund preken më shpejt nga problemet mendore. 

Në mjekësinë kineze rrushi përdorej për pastrimin e gjakut. 

Kinezët besonin se rrushi forcon kockat dhe se perëndimorët e përdornin rrushin për përmirësimin e arterozës dhe reumatizmës. 

Lëngu i rrushit ka efekte pozitive tek sëmundjet e mëlçisë si “Jarkani” dhe “Hepatiti”. I njëjti ul tensionin e gjakut. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›