Nisin punimet e Bulevardit, Basha: Premtim i mbajtur! Do korrigjojmë çdo shpronësim

TIRANE- Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, projektit më të rëndësishëm për kryeqytetin shqiptar. I premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth 2 vite më parë, sot ky projekt nis zbatimin, duke sjellë një korridor të ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për Tiranën. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka cilësuar ditën e sotme, historike për të ardhmen e kryeqytetit shqiptar.
“Sot jemi dëshmitarë të nisjes së transformimit më të madh të ndodhur ndonjëherë në qytet. Fillimi i punimeve të bulevardit të ri është një ditë historike, sepse kryeqyteti ynë rritet, fiton një gjymtyrë të re, sheh më mirë, thyen kufijtë dhe merr frymë më lirisht. Jam i lumtur që sot po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën, një korridor punësimi, nxitje të sipërmarrjes, si dhe një hapësirë të re të gjelbërimit, dhe argëtimit“ – u shpreh kreu i Bashkisë.
Kryebashkiaku Basha e konsideroi nisjen e punimeve, si përgjigjen më të mirë ndaj atyre që nuk e besuan këtë premtim të bërë dy vjet më parë. Zoti Basha theksoi se me vepra po dëshmojmë çdo ditë se jemi në shërbim të qytetarëve dhe nuk bëjmë premtime boshe.
“Kur e shpallëm bulevardin e ri si prioritet strategjik, shumëkush ishte skeptik. Nuk e kam fjalën këtu për skeptikët e mbrapshtë që janë kundër zhvillimit e suksesit, por për ata qytetarë që me të drejtë dyshonin, pasi ishin mësuar me fjalë shumë e punë pak. Dhe ja ku jemi sot, bulevardi i ri po nis, po merr jetë! Ne kemi thënë se jemi ndryshe dhe ndryshe jemi. Puna jonë flet vetë, ne nuk jemi politikanë të fjalëve shterpë e të premtimeve boshe. Ne i shërbejmë qytetarit, sepse ky është misioni ynë“ – deklaroi z. Basha.
Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës do të krijojë mijëra vende të reja pune, do të sjellë risi të pangjashme në rajon nga ana arkitekturore, do t’i shtojë gjelbërimit të qytetit një kurorë të çmuar me pemë të reja. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës, që ka qenë e margjinalizuar.
“Në besojmë tek zhvilimi i Tiranës, ne besojmë tek ëndrra evropiane e qytetarëve, ne besojmë tek projektet e mëdha dhe për këtë arsye ne i realizojmë ato“ – u shpreh z. Basha .
Zoti Basha ka garantuar sot të gjithë banorët që preken nga shpronësimet, se zëri i tyre do të dëgjohet, sikundër garantoi se askush nuk do të mund ta pengojë realizimin e këtij projekti.
“Sikundër sigurova dje përfaqësuesit e banorëve që preken nga shpronësimet për ndërtimin e bulevardit, i siguroj edhe sot se Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht do të dëgjojmë një për një çdo pretendim dhe do të korrigjojmë çdo shpronësim të bërë në parametra të pamerituar, në mënyrë që çdo familjar dhe çdo banor i bulevardit të ri, të ndihet bashkëaksioner i këtij projekti madhor të qytetit tonë, sikundër i siguroj ata që përdorin dhe keqpërdorin bashkëqytetarët, për të avancuar axhendën e tyre të bllokimit se nuk do ia dalin. Ky është vullneti i qytetarëve të Tiranës, i Tiranës moderne dhe evropiane dhe ne do të ecim përpara!“ – u shpreh kryebashkiaku Basha.
Kryebashkiaku Basha ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre, në shndërrimin në realitet të këtij projekti, si Emirin e Kuvajtit, qeverinë e Abu Dhabit, Fondin e Zhvillimit të Abu - Dhabit e në veçanti mikun e çmuar të Shqipërisë, Princin Abdullah, Emirin e Shtetit të Katarit, qeverinë shqiptare e në veçanti kryeministrin Berisha, për mbështetjen e gjithanshme që i dha këtij projekti, studion prestigjioze ndërkombëtare Grimshaw Architects, qytetarët e Tiranës të cilët u bënë pjesë e vendimmarrjes me opinionet e tyre si dhe stafin e Bashkisë së Tiranës.
Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri është Copri - Construction Enterprises LLW. Kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajsh.
Projekti
Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61.000.000.00 euro për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 54.000.000.00 euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7.000.000.00 Euro.
Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj.
Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri - jug si dhe unaza veriore e qytetit do të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik. Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.
Aktualisht lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë:
* Krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit
* Zhvillimi ekonomik i zonës
* Vlerësimi i pronës
* Rritja e kapaciteteve të komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme
* Rritja e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori
Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013, projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.
Bulevardi i ri i Tiranës, sot nis ndërtimi. Pronarët, protestë për vlerën e shpronësimit
Sot do të nisë puna për një prej veprave më të mëdha të kryeqytetit, ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës është "Copri Construcsion Enterprise LLW", e njëjta firmë që ndërtoi autostradën Tiranë-Elbasan dhe tunelin e Elbasanit. Zbatimi i projektit "Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës" ka një rëndësi vitale për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik të Bashkisë Tiranë.
Ndërkohë që dy ditë më parë, Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga ky projekt. Ditën e djeshme ata kanë nisur protestat për vlerën e shpronësimit, e cila sipas tyre është qesharake. Kompensimi i pronarëve që preken nga ky projekt është 263 mijë lekë për metër katror. Por banorët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë deklaruar se do të vijojnë protestat edhe gjatë ditëve në vijim nëse nuk i jepet zgjidhje problemit të tyre, dhe të kompensohen me vlerën e tregut.
(BalkanWeb)