Hanover e Kolbenc, luftë për Ramën

Si “sponsor” i 18-vjeçarit te Hanover ka shërbyer kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Altin Lala. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Neue Presse”, e cila citonte: “Lala i ka folur me elozhe stafit teknik të skuadrës për djaloshin, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare të moshave.
Përfaqësuesit e Hanoverit e kanë vëzhguar Ramën në sfidën që ai luajti me TuS Kolbenc kundër SV Rosbah”. Në atë ndeshje, që përfundoi 5-0 për ekipin ku militojnë ish-kuqeziu Fatmir Vata e Njazi Kuqi, mesfushori shkëlqeu, duke realizuar dy gola. Me lojën e tij, Rama fitoi edhe besimin e trajnerit e Kolbencit, Uve Rapolder.
Ky i fundit, në komentin për lojtarin e Olimpiakos Pireut tha: “Është vetëm 18 vjeç, por shfaqet shumë rrezikshëm përpara portës. Një lojtar mjaft interesat”.