Berlusconi: Beckham mund të mbetët në San Siro
David Beckham akoma nuk e ka mbushur një muaj të plotë në Milano, por ai shumë shpejt ka fituar zemrat e tifozëve, bashkë-lojtarëve, shtabit teknik e së fundi edhe të vetë presidentit të klubit Silvio Berluscconi, i cili ka deklaruar se do ta shikojnë mundësinë e mbajtjes së yllit anglez për kohë shumë më të gjatë. Ai është transferuar në Milano nga SHBA-ja për vetëm tre muaj në bazë të një marrëveshje mes të dy skuadrave, Milano dhe Los Angeles Galaxy, por lojërat e tij nën fanellën e rossonerëve tashmë kanë bërë që të gjithë ta kërkojnë transferimin e tij të plotë. Ish-anëtari i Manchester United, Real Madridit dhe Los Angeles Galaxy, pardje shënoi edhe golin e katërt në fitoren e madhe të Milanos ndaj Bolognas me rezultat 4:1, gol i cili ishte i pari për të nën-fanellën e Milanos.