E Diel, 1 Nëntor 2026

Hanover, porta kthehet në çështjeMe Hanover 96 luan kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe kosovari me pasaportë gjermane Valdet Rama.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Hanover 96 është në gjendje alarmi përpara ndeshjes kundër kryesuesve aktualë të Bundesligës, Bayer Leverkusen, në kërkim të një zëvendësuesi të portierit Florian Fromlovitz.

PORTIERI ME INFEKSION
23-vjeçari Fromlovitz ka pësuar një infeksion në stomak për shkak të një virusi, ndërkohë që pak javë më parë portieri Robert Enke vrau veten nga depresioni. “Ka një infeksion të lehtë dhe ne jemi optimistë, që ai ndoshta do të luajë të shtunën”, - tha trajneri i Hanover 96, Andreas Bergman. Me Hanover 96 luan kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe kosovari me pasaportë gjermane 22-vjeçari Valdet Rama.

Numri i klikimeve - 1266
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›