E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, ndeshjet e javës 13Kryesuesja e kampionatit, Dinamo, do të presë të shtunën në kryeqytet Flamurtarin e vendit të fundit

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Java e 13-të e Kategorisë Superiore nis të premten me takimin Kastrioti-Teuta (13:30), për të vijuar më pas me pesë takimet e tjera, tre të shtunën dhe dy të dielën.

PËRBALLJE INTERESANTE
Kryesuesja e kampionatit, Dinamo (32 pikë), do të presë të shtunën në kryeqytet Flamurtarin e vendit të fundit, me vetëm 10 pikë. Po të shtunën do të përballen edhe Apolonia-Vllaznia, në një sfidë plot emicion për trajnerin Hasan Lika, që i ka drejtuar gjatë këtij sezoni të dyja skuadrat. Takimi tjetër i kësaj dite është ai midis Gramozit dhe Laçit në Ersekë. E diela propozon sfidat Skënderbeu-Tirana dhe Besa-Shkumbini. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

04.12.2009
13:30 Kastrioti-Teuta

05.12.2009
13:30 Dinamo-Flamurtari
13:30 Apolonia-Vllaznia
13:00 Gramozi-Laçi

06.12.2009
13:30 Skënderbeu-Tirana
13:30 Besa-Shkumbini

Numri i klikimeve - 1267
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›