Hans Echnaton Schano në Skena UP

Hans Echnaton Schano, poet, aktor, regjisor, autor, trajnues menaxhmenti dhe i medieve, anëtar i ‘Living Theatre’ (N.Y) që nga 1966, në 1972 u bë gjithashtu drejtor i komunikimeve evropiane për ‘Universal Movement Theatre Repertory’, anëtar aktiv i ‘International Theatre Institute’, i sponsorizuar nga UNESCO, themelues dhe drejtor i ‘One World Theatre’ (1983, Amsterdam, Dallas, N.Y.), pjesëmarrës i produksioneve teatrore, filmike, televizive dhe të radios në gjithsejtë 17 shtete, duke performuar në 6 gjuhë të ndryshme (gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht). Ai gjithashtu ka mbajtur ligjërata dhe seminare në disa universitete me famë (Sorbonne-Paris, France, Universiteti i Sao Paulos, Brazil, UT-Austin, TX., UT-Dallas,TX.)
Përvoja e aktorit, regjisorit, dhe mësuesit e Hans Echnaton Schano-s buron prej morisë së traditave të ndryshme të teatrit. Prej inovacioneve anti-moderne dhe post-moderne, teatrit të Off-Off Broadway-it, krijimeve kolektive të Living Theatre, Grotowski-t, “Athletes of the Heart” të Artaud-it, bio-mekanika e Meyerhold-it, dhe prej Stanislavskit e deri te traditat klasike dhe moderne të Lindjes së Largët.
Ai këtë vit në festivalin SKENA UP do të mbajë një punëtori për të gjithë teatër-dashësit dhe aktorët e skenës vendore.
Në këtë punëtori dy-ditore pjesëmarrësit do të fitojnë qasje të re për marrëdhëniet komplekse mes formës, përmbajtjes dhe teknikës në teatër dhe performancë.
Punëtoria “Guximi për t’u bërë vetja e jote e vërtetë” përmban elemente të zërit dhe lëvizjes, skena të shkurta që pajtojnë kundërshtimet ekstreme të kohës, hapësirës, historisë dhe marrëdhëniet mes njerëzve në një shfaqje bashkëkohore. Puna në Monologun e krijesës u ofron pjesëmarrësve mundësinë për t’a eksploruar një hapësirë të gjërë të eksperiencës njerëzore.
Hans Echnaton Schano përveç që do të mbajë punëtori me aktorët do të jetë edhe president i jurisë së teatrit gjatë këtij edicioni.
Ardhja e tij në festival nderon gjithë komunitetin artistik. Prandaj, rezervoni datat 8 dhe 9 dhjetor për një punëtori që nuk do ta harroni asnjëherë.