Pensionohet Mr. Bean

“Gjërat që për mua ishin komercialisht të suksesshme, si loja fizike dhe ‘marrëzitë’ e ndryshme, nuk mund t’i bëjë më”, sqaroi Atkinson për ‘Daily Telegraph’s Review’.
“Përveç faktit që me kalimin e viteve dobësohen edhe aftësitë fizike, mendoj se është e dhimbshme që dikush që është në të 50’at e tij të sillet si një fëmijë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për këtë”, shtoi ai.
M. Bean, personazhi i krijuar nga Atkinson gjatë kohës së magjistraturës në Oxford University, debutoi në serialin televiziv me 14 episode që u shfaq në periudhën 1990-1995.
Mr. Bean ishte edhe yll i serialit të animuar me të njëjtin emër (që u shfaq nga 2002 deri më 2004), dhe i dy filmave artistik: “Bean” (1997) dhe “Mr. Bean’s Holiday” (2007).
Atkinson sqaroi se ishte pikërisht personazhi i klounit zemërbutë ai që gjatë karrierës e pamundësoi të fitonte role më serioze.
Atkinson shpreson që edh të tjerët tash e tutje do ta shohin më ndryshe, meqë tashmë ka filluar të punojë në një “rol serioz”, respektivisht në shfaqjen “Quartermaine's Terms”, të autorit Simon Gary, e cila pritet të jepet në teatrin londinez West End.