E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hap historik, nënshkruhet Konventa e Hagës për njohjen e vendimeve gjyqësore shqiptare në shtetet anëtare

Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare.

Ky cilësohet si një hap i rëndësishëm që garanton njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore shqiptare në të gjitha shtetet anëtare.

Konventa vendos një gurthemel të fortë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

 Si anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqipëria është tani palë në 17 konventa të kësaj organizate, katër prej të cilave janë firmosur nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke forcuar reputacionin e Shqipërisë në Drejtësinë Ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›