E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kujtohen 68 vajzat partizane në Fier

Më 14 shtator 1943, 68 vajza fierake  dolën partizane në një ditë duke iu bashkuar luftës antifashiste nacional clirimtare. 81 vjet me vone, akti i tyre heroik, u kujtua në Fier nga pushteti vendor, organizata e veteraneve si dhe familjare përmes një ceremonie ku u mbajtën fjalime dhe u vendosën kurora me lule

Nga 68 vajzat partizane, 2 prej tyre humbën jetën në betejë. Heroina e popullit Liri Gero dhe Pinellopi Piro.

Të pranishmit kërkuan në fjalën e tyre ndërgjegjësimin e rinisë për të mos harruar të kaluarën, historinë si për të nderuar luftëtarët që i dhanë popullit lirinë.

Pas pushtimit të Shqipërisë në prill të 1939, shtabet e ushtrisë italiane u vendosën në shtëpitë e qytetarëve fierakë me qëllim që të përdorej popullsia civile si mburojë nga sulmet e aviacionit britanik. Manovër që në shkurt të 1941 u bë shkak për  humbjen e jetës së 18 civilëve dhe plagosjen e 26 personave gjatë bombardimeve britanike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›