Imeraj: Meta na kujton parullën e tij Kush me Saliun do të hajë, kokën ulur gjithë jetën do mbaj

Tiranë, 21 dhjetor NOA Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka reaguar për deklaratën e zv/kryeministri Ilir Meta i cili tha sot se opozita të mos lëshojë lot krokodili por të bashkohet me mazhorancës për të kontribuar në procesin e liberalizmit të vizave.
Ilir Meta jo vetëm që nuk mund të krahasojë opozitën me krokodilin po zor se e krahason dot edhe krokodilin me veten, duke bërë sot sikur i qan hallin atyre që i tradhtoi vetëm e vetëm për një garuzhde nga përsheshi i Sali Gërdecit. Prandaj Iliri i Sali Gërdecit bën mirë ta hajë atë përshesh pa e ngritur kokën për tu bërë moral të tjerëve, sepse sa herë flet pështjellon stomakun e popullit opozitar duke na kujtuar ulërimat e tij Sali ik, apo parullën e tij të famshme Kush me Saliun do të hajë, kokën ulur gjithë jetën do mbaj tha Imeraj. k.k/NOA