E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hapa para kundër korrupsionit/ Raporti i Transparency International: Shqipëria, 5 pikë më tepër

Shqipëria  bën hapa para në renditjen globale për korrupsionin.  Transparency International  e vlerëson  me   42 pik렠 nga 100 në total ose  pesë pikë më tepër  në raport me një vit më parë .  Viti  2024   në  grafikun  që shoqëron  indeksin e perceptimit të korrupsionit  rezulton  viti  me vlerësimin më të lartë prej  2012.   Shqipëria renditet e 80 nga 180 shtete pjesëmarrëse në raport.  Ndërkohë  Transparency International  shkruan;

“Në Shqipëri , prokuroria dhe gjykatat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK) kanë fituar besimin e qytetarëve pasi kanë dënuar ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë. SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë të lartë publikë”

Ky koment I organizatës ndërkombëtare vjen në kushtet kur sipas saj  shumica e vendeve të rajonit  dështojnë të ndjekin  penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe të zbatojnë integritetin gjyqësor . Kjo thotë Transparency International  ndodh se  degët e tjera të qeverisë dhe grupet e interesit ushtrojnë ndikim të padrejtë.

Në rajon Shqipëria  lë pas  Maqedoninë e Veriut  që renditet e  88,  Serbinë  që mban vendin e 105 dhe Bosnje Hercegovinën që renditet e 114.      Mali I Zi  ka qendruar në vendnumëro duke mbajtur të njejtin pozicion  si vjet,  vendin e 65./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›