Hapen dyert per anetarin e 28-te ne BE - Komisioni Evropian drite te gjelber anetaresimit te Kroacise

Kroacia pritet te jete anetari i 28-te i BE-se ne korrik te vitit 2013. Nderkohe negociatat per anetaresim mes Kroacise dhe Bashkimit Evropian filluan ne tetor te vitit 2005. Edhe pse Kroacia kishte deshire qe keto negociata te fillonin me heret ajo eshte dashur te prese driten jeshile nga kryeprokurorja e atehershme e Tribunalit te Hages Carla del Ponte. Vetem kur ajo kishte konfirmuar se Kroacia plotesisht po bashkepunonte me Gjykaten Nderkombetare per krime lufte ne ish-Jugosllavi negociatoret kroate paten mundesi te fillojne bisedimet ne Bruksel.
Bashkepunimi me Hagen kusht per integrimin
Ne te njejten kohe jane pikerisht zhvillimet ne Hage dhe perreth saj ato te cilat me se shumti kane ndikuar ne mbeshtetjen e qytetareve kroate dhene ketyre negociatave. Ne fakt Brukseli gjate gjithe ketyre viteve kishte kerkuar hetime te pakushtezuara dhe fillimin e procedurave ligjore kunder zyrtareve dhe ushtarakeve te larte kroate te cilet konsideroheshin si pergjegjes per krimet e kryera gjate luftes prej vitit 1991 deri ne vitin 1995.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjenerali kroat Ante Gotovina para Tribunalit te HagesMegjithate gjate gjithe kohes ne Kroaci sundonte opinioni i pergjithshem se ushtria fitimtare ne fakt nuk duhet te dorezonte heronjte e saj ne Tribunalin e Hages por kjo behej si leshim ndaj Bashkimit Evropian. Keshtu ashtu sic pritej mbeshtetja ndaj perpjekjeve per anetaresim kishte rene pas arrestimit dhe ekstradimit te gjeneralit Ante Gotovina dhe pas marrjes se vendimit qe Gotovina te denohet me 24 vjet burg per krime kunder njerezimit shkelje te zakoneve te luftes dhe trajtime mizore te kryera gjate luftes.
Entuziazmi i rene per BE-ne
Ne qershor te vitit te kaluar mbeshtetja ishte 53 per qind pas marrjes se vendimit te lartpermendur te Hages ne maj te ketij viti arriti vetem 446 per qind. Nje muaj me vone sipas agjencise Promovimi Plus kurba e mbeshtetjes eshte ndalur ne 507 per qind.
Mund te pritet qe sondazhet e radhes te opinionit pubik do te nxjerrin ne pah mbeshtetje edhe me te madhe pasi nderkohe Kroacine e vizitoi edhe Papa Benedikti XVI. Me kete rast ai tha se eshte logjike e drejte dhe e nevojshme qe Kroacia te hyje ne Bashkimin Evropian. Me shume se 80 per qind e qytetareve kroate i perkasin besimit katolik prandaj pritet qe mesazhi i Papes te ndikoje fuqishem ne opinionin publik edhe pse ne kete rast behet fjale per marketing e jo per nje qasje demokratike ndaj problemit permes nje informimi cilesor te qytetareve mendon nje pjese e intelektualeve kroate.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papa vizitoi Kroacine me 4 Qershor
Do humbasim detin Frika e kroateve nga BE
Mungesa e informacionit permbajtesor dhe cilesor ne vitet e fundit ka ndikuar ne krijimin e nje vargu paragjykimesh ne lidhje me anetaresimin ne BE. Disa parti te vogla jane perpjekur por pa sukes qe ta shfrytezojne kete ne fushaten e tyre elektorale. Ne kete menyre eshte thene se me nenshkrimin e marreveshjes per pranim ne BE Kroacia do te humbase te drejten e shitjes se disa prodhimeve tradicionale dhe se ajo do te humbase sovranitetin mbi territorin dhe detin e saj.
Nga ana tjeter nje numer i madh i qytetareve kroate mendojne se Kroacia e ka vendin ne BE se pari per shkak te shtrirjes se saj gjeografike dhe trashegimise kulturore dhe vete hyrja ne Evropen e perparuar duhet kuptuar si deshmi e superioritetit ekonomik dhe kulturor ndaj shteteve te tjera te ish-Jugosllavise. Sigurisht qe ketu perjashtohet Sllovenia e cila ne Kroaci shihet si Austria e vogel e per kete arsye besohet qe ajo ka arritur te behet anetare me heret.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume kroate i tremben anetaresimit jeta do te behet me e shtrenjte mendojne ata
Qysh tani qytetaret me te varfer kroate kane frike se me hyrjen ne BE jeta ne Kroaci do te behet edhe me e shtrenjte . Shpesh degjohet shprehja do te kemi cmime evropiane dhe paga kroate. Duhet te theksohet se paga mesatare neto ne Kroaci sipas Zyres Qendrore te Statistikave ne muajin mars ishte pak me shume se 730 euro ndersa shkalla e papunesise perqindja e papunesise ne rapot me popullaten e pergjithshme ne prill ishte 182 per qind.
Por ka edhe ane pozitive...
Kur flitet per anet pozitive te anetaresimit ne BE kroatet permendin te drejten e shfrytezimit te fondeve te BE-se investimet ne zhvillimin ekonomik te vendit rritjen e mundshme te konkurrences dhe qarkullimin e lire pa pasaporta. Pas hyrjes ne BE Kroacia mund te perfitoje deri ne 15 here me shume nga fondet e BE-se se sa eshte duke perfituar sot. Qysh ne vitin 2013 ajo mund te marre nga fondet e BE-se 1.6 miliarde euro.
Autor Sinisha Bogdaniq /Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi