E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te arrihet kuorumi Italianet votojne per centralet berthamore

Italia eshte nje vend pa centrale berthamore. Nese do te mbetet keshtu e vendosin italianet te dielen 12.6. dhe te henen 13.6. ne nje referndum. Me gjithe katastrofen berthamore ne Japoni kryeministri Silvio Berlusconi eshte i bindur fort qe e ardhmja gjendet te energjia berthamore. Berlusconi eshte i prekur drejtperdrejt nga nje referendum tjeter. Votohet per nje ligj i cili i ben atij te mundur tu qendroje larg seancave te proceseve gjyqesore. Kesisoj ky referendum kthehet ne nje referendum edhe per kryeministrin italian. E paqarte eshte nese nismetaret do ta arrijne kuorumin e nevojshem prej 50 per qind te personave me te drejte vote.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Centrale berthamore Jo faleminderit Italianet kane qene gjithmone me shumice kunder energjise berthamore

Sinjalet jane derguar

Se sa shume i ka trembur italianet katastrofa e Fukushimes kjo mund te perjetohej para pak javesh ne Sardenje. Atje populli mund te votonte ne nje referendum per centralet berthamore dhe per magazinimin perfundimtar te mbetjeve berthamore. Pergjigjja ishte e qarte 60 per qind e sardenjasve dolen ne votime dhe 97 per qind e tyre nuk duan te kene te bejne me energjine berthamore.

Votimi ne Sardenje ka karakter sinjali. Me shume se kaq jo. Sepse ne ishull nuk ka centrale berthamore. Si ne gjithe Italine. Me 1987 pas fatkeqesise se Cernobilit italianet vendosen me shumice Centrale berthamore Jo faleminderit. Por heqja dore nga teknologjia e beri vendin te varur prej importeve te energjise para se gjithash prej gazit nga Libia dhe Rusia. Dhe prej energjise berthamore nga Franca. Prandaj Silvio Berlusconi do shfrytezimin e serishem te saj Jemi absolutisht te bindur se energjia berthamore eshte e ardhmja per gjithe boten.

Keshtu u shpreh Berlusconi pas dhe me gjithe Fukushimen. Kjo per tmerrin e opozites dhe te mbrojtesve te mjedisit. Partia e vogel Italia e Vlerave e ish-prokurorit Antonio di Pietro ndermori nismen per referendumin kunder energjise berthamore. Ne nuk kemi centrale berthamore dhe pra do te ishte absurde sikur ti ndertonim tani kur ka mundesi te tjera te cilat jane me te sigurta per jeten tone.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Votohet edhe per nje ligj qe prek kryeministrin disa here te paditur Silvio Berlusconi

Votohet edhe per nje ligj te rendesishem per Berlusconin

Qe kundershtaret e energjise berthamore do te fitojne per kete nuk ka me kurrfare dyshimi. Mosbesimi ndaj energjise berthamore eshte i rrenjosur thelle ne Itali. Ne asnje teme tjeter nuk mund te shenoje pike opozita me lehte sesa ketu. Megjithate vendimtare do te jete pjesemarrja ne zgjedhje. Nese votojne te pakten 50 per qind e personave me te drejte vote referendumi eshte i vlefshem. Per kete arsye mbeshtetes te shquar si Adriano Celentano bejne prej javesh reklame per vajtjen ne zgjedhje

Tingellon si zmadhim por kete here eshte ceshtje per jete a vdekje. Nuk mund te lejojne ne asnje menyre qe kuorumi te mos arrihet. Pikerisht kete pret qeveria jone pa skrupuj.

Referendumi eshte edhe votim per qeverine. Sepse per votim nuk qendron vetem e ardhmja e energjise berthamore. Shtetasit duhet te vendosin gjithashtu per nje ligj i cili u ben te mundur anetareve te qeverise tu qendrojne larg seancave gjyqesore. Nje ligj i rendesishem ky per te paditurin e shumefishte Silvio Berlusconi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›