E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen negociatat për kapituj të tjerë, më 22 maj në Bruksel mbahet Konferenca e pestë Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë në datën 22 maj në Bruksel Konferencën e Pestë Ndërqeveritare për të hapur edhe 8 grup-kapituj të tjerë, në vijim të negociatave për anëtarësim.

Kapitujt që do të hapen përfshijnë fusha themelore, si politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor apo edhe median e transformimin digjital. Në rubrikën “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama përshëndeti lajmin dhe shprehu ambicien që kapitujt e tjerë të mbetur të hapen brenda vitit.

“Dje, teksa po shkoja drejt fierit, mora lajmin se është miratuar hapja e një tjetër grupkapitulli. kemi hapur 16 kapituj, hapim edhe 8 të tjerë. mbeten 11 për t’u hapur, dhe kam besim që me energjinë e 11 majit do t’i hapim edhe ato brenda këtij viti. do të ishte një rekord evropian”, tha Rama.

Deri tani janë hapur negociatat për 27 fusha, ndërsa përfundimi me sukses i këtij grup-kapitulli të ri pritet të sjellë politika tatimore më të drejta, mbrojtje për punëtorët dhe rritje për bizneset shqiptare./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›