E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen per publikun, dokumentet e nazizmit

Viktimat e regjimit kriminal te nazizmit, numerohen ne te pakten 17,5 milione. Per ta, ka pasur dosje personale nga funksionaret e Gestapos. Por jo vetem kaq, edhe 50 milione dosje te tjera, qe u perkasin po aq individeve, gjenden ne arkivat e "frikshme", te cilat ruhen qe nga kapitullimi i nazizmit. Nga dje, keto dosje dhe gjithcka tjeter, qe lidhet me historine e pergjakshme te regjimit gjerman te shekullit te kaluar, jane te hapura per publikun.

Autoritetet kane hapur keshtu per publikun, koleksionin me te madh boteror te dokumenteve per krimet e nazizmit. "Dokumentet perfshijne urdhra arrestimi, regjistra te vdekjes dhe shenime te Gestapos, si dhe zbulojne detaje per njerezit e vrare ne Holokaust, per te mbijetuarit ne kampet e perqendrimit dhe per punen e detyrueshme", beri te ditur dje nje zyrtar gjerman i arshives shteterore. Deri sot, qendra ne Bad Arolsen, ishte e hapur vetem per viktimat e nazizmit dhe familjaret e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›