Rusia, trupa te tjera ne Abkhazi
Trupa te tjera ruse kane filluar te mberrijne ne rajonin e shkeputur te Abkhazise ne Gjeorgji. Televizioni shteteror rus transmetoi nje filmim te shkurter ku shfaqej nje autokolone e ushtrise ruse dhe automjete te blinduara duke kaluar neper Sukhumi, qyteti kryesor i Abkhazise. Rusia deklaroi se po mobilizonte 1000 trupa paqeruajtese ne rajon per te kundershtuar ato qe ajo tha se "ishin plane te Gjeorgjise per nje sulm". Lideret gjeorgjiane properendimore e kane cilesuar perforcimin si te papergjegjshem dhe te paligjshem.