Hapen portat e Ulzës dhe Shkopetit, rrezik për përmbytje në Lezhë
Lezhë- Rreziku për përmbytje në Lezhë është rikthyer sërish, pasi prurjet e shumta të lumenjve kanë detyruar hapjen e portave të dy HEC-eve.
Rreshjet e shumta të rëna gjatë ktyre ditëve kanë tejmbushur rezervuaret, prandaj është parë e arsyeshme që të hapen portat e hidrocentralit të Ulzës dhe Shkopetit.
Ende nuk ka banesa të dëmtuar por situata shihet tepër problematike. Ndërkohë disa fshatra në Lezhë kanë disa ditë që vijojnë të përmbytur prej rreshjeve. Kjo pasi sipas autoriteteve mungonte energjia elektrike për të vënë në punë pompat e hidrovorit.
Ndërkohë dy vjet më parë hapja e portave të hidrocentaraleve shkaktoi përmbytje të shumta në Shkodër, ku qindra hektarë tokë qëndruar për dhjetra ditë të mbuluara nga uji. Ndërkohë banorët nuk kanë marrë ende shpërblimet për dëmin e shkaktuar.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: