E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet OpenLeaks faqja rivale e WikiLeaks-it

TIRANE-Daniel Domshait Berg, një nga themeluesit e WikiLeaks-it, tha se ka filluar aktivitetin OpenLeaks, një faqe interneti rivale e WikiLeaks-it.

Faqja e re synon t'i japë më shumë kontroll atyre që sjellin informacionet sekrete. Burimet e informacionit mund të zgjedhin vetë burimet ku duan të publikohen dokumentet. Faqja do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit.

Deklaratat e Domshait-Bergut u bënë sot gjatë forumit vjetor që mbahet në Davos të Zvicrës. Në këtë forum mblidhen figurat kyçe të ekonomisë dhe biznesit botëror.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›