Ismail Kadarembush sot 75 vjecfesta në Paris
TIRANE- Shkrimtari i madh shqiptar, i njohur në mbarë botën dhe fitues i disa cmimeve letrare mbush sot 75 vjec.
Ditën e lindjes, shkrimtari do ta kalojë në Paris me familjen e tij, larg zhurmës e bujës. Nga ana tjetër, tri ditë më vonë në Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një konferencë jubilare për të. Vetë Kadare nuk do të jetë i pranishëm, siç pohojnë anëtarë të Akademisë, por me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe Akademikut ditën e hënë, në datën 31 janar 2011, në orën 11:00, në sallën "Aleks Buda" do të mbahen referime nga studiues, njohës të veprës së tij
Mësohet se në konferencë fjalën e hapjes do ta mbajë kreu i Akademisë, Gudar Beqiraj, ndërsa ministri Xhaferaj do të bëjë një përshëndetje. Tre janë emrat e studiuesve që do të flasin për veprën e Kadaresë në këtë konferencë jubilare, Shaban Sinani, Mark Marku dhe Agron Tufa. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore të shtetit dhe të kulturës shqiptare. Ditëlindja e tij nuk kalon pa u vënë re as nga mediat e huaja. Gazeta spanjolle "El Pais" në numrin e saj tw dy ditwve mw parw kishte botuar një artikull për shkrimtarin shqiptar. "Ismail Kadare, zëri i Shqipërisë, mbush 75 vjeç", e titullon Glaubitz Sabine shkrimin e saj në "El Pais".
(s.g/GSH/balkanWeb)