Hapet ambasada e Kosovës në Zagreb
Në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, sot do të bëhet hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës.
I pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Valdet Sadiku si dhe shumë diplomatë të huaj dhe personalitete të tjera politike e shoqërore të Kroacisë.
Hapja e ambasadës së Kosovës në këtë shtet, rikonfirmon edhe një herë marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.