E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca i kërkon shpjegime Izraelit për falsifikimet

Pas Irlandës, ministri i Jashtëm i së cilës i kërkoi takim ambasadorit izraelit në Dublin reagon dhe Franca, e cila i kërkoi sot Izraelit të japë shpjegime për një pasaportë të falsifikuar Franceze që është përdorur nga disa persona që dyshohen se kanë vrarë zyrtarin e lartë ta Hamasit, Mahmud al-Mabhuhun.

"Ne kërkojmë shpjegime nga ambasada e Izraelit në Francë për rrethanat e përdorimit të një pasaporte franceze në vrasjen e një anëtari të Hamasit në Dubai", njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.

Ministria e Jashtme franceze bën të ditur më tej se po bashkëpunonte me autoritetet në Dubai.

Dokumente të falsifikuara britanike, irlandeze, gjermane dhe franceze u përdorën nga 11 persona të cilët janë shpallur si të dyshuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vrasjen e Zyrtarit të Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›