E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet ambasada kroate ne Kosove

Kroacia ka rritur nivelin e perfaqesimit ne Kosove nga zyre nderlidhese ne ambasade. Ministri i jashtem kroat Gordan Jandrokovic ka njoftuar me ane te nje letre ndermarrjen e ketij hapi homologun e tij kosovar Skender Hyseni. Dario Malnar do te mbetet i ngarkuari me pune deri ne emerimin e ambasadorit te Republikes se Kroacise ne Prishtine, ka njoftuar Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves. Ne letren e homologut kroat drejtuar ministrit Hyseni konfirmohet gatishmeria e Republikes se Kroacise per zhvillim te metejshem te bashkepunimit ndermjet dy shteteve, te cilat kane ne interes forcimin e stabilitetit dhe mireqenies ne Evropen Juglindore dhe ne integrimet euroatlantike.Kroacia eshte vendi i 14 qe ngre perfaqesine diplomatike ne Kosove ne nivel ambasade.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›