Kosove, arrestime per trafik organesh
Lufta kunder korrupsionit ne administraten e shtetit te Kosoves ka cuar ne pranga nje zyrtar te larte te Ministrise se Shendetesise. Policia ka arrestuar diten e djeshme ish-ushtruesin e detyres se Sekretarit te perhershem te Ministrise se Shendetesise, Ilir Recaj. Ai dyshohet se eshte perfshire ne rastin e skandalit ne kliniken private Medikos, lidhur me transplantim ilegal te organeve, ku jane arrestuar edhe 2 persona te tjere. Arrestimin e Rrecajt, e ka konfirmuar edhe zedhenesi i Policise se Kosoves, Veton Elshani. Zyrtari eshte pezulluar nga posti qe mbante ne Ministrin e Shendetesise dhe njekohesisht eshte shkarkuar edhe nga detyra e drejtorit te bordit per licencimin e institucioneve private shendetesore. Nderkaq te merkuren u arrestuan dy mjeke, te cilet akuzohen se kane kryer transplante organesh ilegale ndersa jane marre ne pyetje 7 persona te tjere. Policia kosovare kishte nisur nje hetim pasi nje shtetas turk, i cili kishte deshmuar se kishte mberritur ne Prishtine per te dhuruar nje veshke, ishte ndaluar te marten ne aeroport ne tentativen per t’u kthyer ne Turqi.