E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet autostrada Tirane-Elbasan

Gjatë dy viteve të fundit, që kur nisi ndërtimin, autostrada Tiranë-Elbasan, ishte ndër prioritetet madhore për kryeministrin Berisha.

Dhe rëndësinë e kësaj autostrade që shkurton ndjeshëm nëpërmjet tunelit distancën mes Tiranës, Elbasanit dhe juglindjes së vendit, kryeministri e tregoi kur preu i vetëm shiritin e inaugurimit. “Tuneli është monument madhështor i një modeli i cili ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës suaj. Ne mbajmë fjalën tonë. Inaugurimi i sotëm është dëshmi e një fjale të dhënë, e një fjale të mbajtur, para jush qytetarë të Elbasanit, para jush shqiptarë”, tha Berisha. Tuneli është monument madhështor i një modeli i cili ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës suaj. Ne mbajmë fjalën tonë

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë Për kryeministrin Berisha, ndërtimi i kësaj kryevepre infrastrukture, nuk është vetëm një kartë e fortë elektorale, por dhe një fakt tjetër i modelit dhe vizionit që sjell zhvillim për shqiptarët: “Janë të gjitha mbështetje për të gjithë qytetarët, pa dallim, demokratë, socialistë, të paparti dhe unë ju garantoj se siç bashkon Tiranën dhe Elbasanin, ky tunel do të bashkojë shqiptarët ndaj dhe është koha sot më shumë se kurrë të bashkohemi.” Kur ftoi shqiptarët të bashkohen me Partinë Demokratike, kryeministri nuk përjashtoi as deputetin socialist Ben Blushi, të cilin e ftoi të marrë teserën e demokratëve, sipas premtimit të bërë ende pa nisr ndërtimi i autostradës: “Për t’i dhënë atij mundësinë një herë në jetë të mbajë fjalën e tij, ndaj dhe e pres në seli kur të dojë t’ia dorëzoj teserën sepse ne tunelin e ndërtuam.” Ndërsa për Edi Ramën, kryeministri kishte një mesazh tjetër, kur foli për sindromin e moshës që ka kapur kreun e opozitës, të cilin e cilësoi si njeri pa ide, të veshur me dëshpërim dhe pesimizëm për shkak të së kaluarës në vitet e rinisë: “Ai u rrit zvarranik në bunker. Unë u rrita zog malesh dhe vazhoj të fluturoj. Ju ftoj të ecim përpara. 7 ditë na ndajnë nga fitorja e merituar. Ta ngremë në lartësinë e këtij tuneli.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›