Tryeza 100 vjecare ku ka shkruar veprat poeti Ndre Mjeda

Skrivania mbi të cilën janë shkruar kryeveprat e një prej poetëve tanë më të shquar, Ndre Mjedës, më në fund ka mbërritur në laborator të Institutit të Monumenteve të Kulturës për tiu nënshtruar restaurimit.
Ky objekt 100-vjeçar sipas specialistit Gent Vokopola është e dëntuar rëndë për shkak të Ruajtjes në kushte të pafavorshme dhe lagështisë
Kjo tryezë merr vlera të veçanta për faktin se që nga viti 1920 e deri me 1 gusht 1937 kur Mjeda u nda nga jeta kjo tryezë, u përdor nga poeti. Struktura e saj është e thjeshtë sipas resturatorit.
Kjo tryezë për vite me radhë ka qëndruar në kushte mjaft të rënda në Muzeun e Shkodrës dhe, me gjithë kërkesën e vazhdueshme që ajo t’i kthehet shtëpisë-muze të Mjedës akoma nuk ka ndodhur një gjë e tille, por dom Nik Ukgjini gjithnjë është i mendimit se ky objekt muzeal e ka vendin, në Kukël ku po ndertohet shtëpia muze në nderim të poetit të shquar Ndre Mjeda.