E Martë, 3 Nëntor 2026

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë, Meta: Investim strategjik për vendin dhe rajonin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë duke e vlerësuar si një investim strategjik për vendin dhe rajonin.

Gjatë një deklarate për mediat, meta tha se hapja e kësaj bazë në Kuçovë tregon vlerësimin që NATO ka për Shqipërinë.

Kreu i Partisë së Lirisë ka theksuar gjithashtu se partia e tij mbetet e përkushtuar për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s.

“Partia e Lirisë përshëndet ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe e vlerëson si një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare, atë rajonale dhe të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut. Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

Partia e Lirisë është e përkushtuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe garanton se do të mbështesë fuqimisht edhe në të ardhmen bashkëpunimin strategjik me Aleancën. Partia e Lirisë shpreh gadishmërinë për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”, tha Meta.

Ditën e sotme (4 mars) u inaugurua baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, që cilësohet edhe si “syri” i Aleancës në rajon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›