E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet ekspozita e piktores shqiptaro-gjermane Bukurije Oseku Dalladaku

Nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit, sot në Tiranë u hap ekspozita me piktura, të piktores së njohur shqiptaro-gjermane e lindur në Kosovë, Bukurije Oseku Dalladaku. E titulluar „Fytyra e tjetrit“, ekspozita përshkohet nga stili i ekspresionizmit, me ngjyra të jashtëzakonshme, për të sjellë surrealen në realitetin e përditshëm njerëzor. Në promovimin e kësaj mbrëmjeje, merrnin pjesë emra elitarë të artit dhe të kulturës, soprano Inva Mula, ambasadorë të trupit diplomatik dhe intelektualë të ndryshëm.

„Piktura e Bukurijes është një meditim i thellë mbi botën e komplikuar njerëzore, mbi shpirtin dhe personalitetin që ndryshon, mbi njeriun që përshtatet apo mundohet ti mbijetojë rrethanave dhe sfidave të paparishikuara të jetës“.

Vetë piktorja Bukurije Oseku, Dalladaku me origjinë nga Gjakova, dhe që prej vitesh jeton në Gjermani, shprehu nderim dhe respektin e saj për vëmendjen e Kryetares së Kuvendit, ndaj kësaj ekspozite. E prekur nga atmosfera mikëpritëse zonja Dalladaku tha se „është realizim i një ëndrre, realizim i një ideali, që mrekullia e artit, bashkon në Tiranë pa asnjë pengesë, shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë“.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›