Amnistia fiskale qytetaret ne rradhe prane hipotekave
Fuqia e Ligjit të Faljes është drejt fundit dhe ashtu siç është parashikuar fluksi i qytetarëve për të bërë rivlerësimin e banesave, duke përfituar nga ky proces, është shtuar. Ministri i Financave, Ridvan Bode konfirmon se amnistia fiskale kulmoi veçanërisht në pjesën që i jepte mundësi qytetarëve të rivlerësonin banesat me çmimin e tregut, ndërsa pranon se nuk u propoganduan siç duhet përparësitë e këtij ligji. Gjithashtu, ai shtoi se, ky ligj nuk u realizua në formën e duhur, si pasojë e mungesës së bashkëpunimit politik.
Megjithatë, Bode informon se aktualisht dikasteri që ai drejton po punon për të shmangur radhët e gjata të qytetarëve, të cilët po rendin drejt institucioneve këto ditë për të përfituar nga ligji i faljes.
Ndër të tjera, minsitri i Financave informoi se për shkak të kujdesit që qeveria ka përforcuar ndaj situatës financiare, këtë fundvit nuk do të ketë shpërblime për pensionistët.
Fuqia e Ligjit të Faljes mbyllet në 31 dhjetor 2011 dhe pas kësaj qytetarët nuk do të kenë më mundësi të përfitojnë nga ky ligj.