E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet ekspozita me 2 shpatat dhe përkrenaren e Skënderbeut, sigurimi 35 milionë euro

Armët dhe përkrenarja origjinale e Skënderbeut, ekspozuar dje në MHK (Foto: Vlasov Sulaj)

Ekspozita do të rrijë e hapur deri më 13 janar.

Dy shpatat dhe përkrenarja janë vendosur në Pavijonin e Mesjetës, nën kamerat e sigurisë.

U shtynë njerëzit për të parë shpatat dhe përkrenaren e Skënderbeut. Ndenjën në radhë, për t’i kundruar nga afër dhe për të bërë fotografi, edhe pse austriakët i kishin ndaluar blicet. Po ky nuk ishte një rast që vjen sërish…
“Ej, po pse vërtetë e ka mbajtur këtë shpatën Skënderbeu?!” “Jo o burr, se i bie që të kishte një njeri me vete që t’i mbante shpatën”… Kuriozitet përzier me krenari, sepse fundja ato armët që prej më shumë se 4 shekujsh ekspozohen në Muzeun e Vjenës kanë qenë të heroit tonë kombëtar. Dje, në orën 14:00, në Muzeun Historik Kombëtar, pas një ceremonie, ku merrnin pjesë që nga Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Topalli, ministri Bumçi, kryebashkiaku Basha dhe ministrja austriake e Kulturës dhe Arsimit, Claudia Schmidt, ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, e të tjerë përfaqësues të lartë nga të dyja palët, më në fund u ekspozuan dy shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut, të cilat do të qëndrojnë në Shqipëri për një muaj e gjysmë. Jo me pak emocion drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e quajtën një ditë të shënuar ardhjen e armëve të Skënderbeut në Tiranë, “të prijësit që i bëri të njohur shqiptarët në botë”

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›