"Torta e Pavaresise", te gjitha detajet e pergatitjes Luljeta Ndoka
E shumeperfolur, e pare ne te shumten e rasteve me skepticizem, dhe po aq e deshiruar, Torta e Pavaresise ka filluar te marre jete. Jane jo pak, por 150 persona te angazhuar ne kete sipermarrje te shumediskutuar, e cila duhet ta kete gati produktin e saj, paraditen e 28 nentorit. Torta, e cila do te kete shijen e sheges, ka nisur te behet ne ambientet e "Miell - Tirana", e cila eshte edhe sponsore e realizimit te saj. Keshtu, duke nisur nga dita e djeshme, ka filluar pergatitja e 1200 pandispanjave ne dite, deri ne perfundimin e saj. Me pas, ato do te vendosen tek Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit, ku do te vazhdoje dhe perfundoje pergatitja e tortes. Pasticieret rrefejne se si po realizohet torta dhe cilet jane perberesit e saj. "Per perberesit e tortes eshte dashur jo pak mundim dhe pune por perberesit e saj, kryesisht ne keto momente jane mielli, veza, sheqeri etj, ku perkatesisht me kilograme apo litra jane: 2379 kg miell, 38064 kokrra veze, jane rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shege. Te gjithe keto, fale sponsorizimit e bashkepunimit te "Miell Tirana", "Prima Latte", te cilet jane bashkepunetoret tane kryesore, duke mos lene pa permendur edhe Bashkine e Tiranes, njekohesisht edhe strukturat e tjera te infrastruktures. Mesohet se torta do te jete e ndertuar me disa shtresa. Shtresa e pare do te filloje me pandispanjen dhe do te laget me sherbet, me shijen e rrushit, me pas do te hidhet kremi i pasticerise, me pas do te mbulohet serish me pandispanje dhe shurupin e rrushit serish, do te mbulohet me krem pasticerie, me glase dhe me shege. Sipas pasticiereve, torta do te kete edhe simbolet e flamurit shqiptar kuq e zi, shega ka ngjyren e kuqe por permban edhe simbolin e vet, si simboli i rilindjes dhe bashkimit. "Me pas, torta do te rrethohet me gjethe ulliri qe eshte simboli i miresise, paqes", thane pasticieret, te cilet vijuan se Torta e Pavaresise do t'u dedikohet te gjithe shqiptareve. "Kjo eshte eksperienca e pare e ketij lloji per ne. Torta me e gjate qe kemi realizuar eshte bere tek nje aktivitet per Autizmin, e cila ka pasur nje siperfaqe prej 20 metrash katrore. Ndersa mesohet se torta e Pavaresise do te kete nje siperfaqe prej rreth 550 metrash katrore. "100-vjetori eshte rast unikal dhe ne donim te tregonim jo vetem para shqiptareve, se jemi ne gjendje te bejme edhe me shume se kaq", vijuan pasticieret. Paralelisht eshte menduar edhe per shperndarjen e tortes. Do te jene rreth 50 punonjes, te cilet do te bejne shperndarjen e saj tek qytetaret. Paraprakisht, te gjithe institucionet pergjegjese; Instituti i Higjienes, AKU, dhe AMK jane marre dhe po vijojne te merren me higjienizimin e ambientit ku po behet torta por edhe me hapesiren perpara TKOB, ku do te vendoset ajo.
Perberesit dhe sasia e tyre ne torte:
2379 kg miell
38064 kokrra veze
1770 kg sheqer
20 kg vanilje
500 kg shege
3300 kg pana
1400 krem pasticerie
100 kg shurup rrushi
500 kg xhelatine
Kuriozitete:
Torta do te jete rreth 550 m2
Po e pergatisin rreth 150 persona
Do ta shperndajne 50 punetore
Do te stoliset me gjethen e ullirit, simbol paqeje
Aktualisht po behet higjienizimi i ambientit
Torta do te servilet te shkallet e TKOB
Perberesit dhe sasia e tyre ne torte:
2379 kg miell
38064 kokrra veze
1770 kg sheqer
20 kg vanilje
500 kg shege
3300 kg pana
1400 krem pasticerie
100 kg shurup rrushi
500 kg xhelatine
Kuriozitete:
Torta do te jete rreth 550 m2
Po e pergatisin rreth 150 persona
Do ta shperndajne 50 punetore
Do te stoliset me gjethen e ullirit, simbol paqeje
Aktualisht po behet higjienizimi i ambientit
Torta do te servilet te shkallet e TKOB