Trump do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut në Romë.
Trump shkruan në “Truth Social” se ai së bashku me zonjën e Parë Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë këtë javë.
Ky do të jetë udhëtimi i parë i Trumpit jashtë vendit që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Mezi presim të jemi atje”, shkruan Trump.
Ndërkaq, më herët, Trump urdhëroi uljen e flamurit amerikan në gjysmë-shtizë për të nderuar kujtimin e Papa Françeskut.
Urdhri zbatohet për “të gjitha ndërtesat dhe terrenet publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare, dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Columbias dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndimin e diellit, në ditën e varrimit”, shkroi Trump në shpalljen zyrtare.
Ai gjithashtu përfshiu “ambasadat e Shteteve të Bashkuara, legatat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera jashtë vendit, duke përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet e stacionet detare.
Në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë, ku po zhvillohej aktiviteti tradicional “Easter Egg Roll”, flamuri amerikan në majë të Shtëpisë së Bardhë ishte ulur në gjysmë shtize të hënën në mëngjes.
/rtsh.al/