E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet fushata. Berisha premton punë dhe rrugë,socialistët i numërojnë dështimet

Fatjona Mejdini

Shqiperia po ndryshon mbetet deri më sto sllogani i fushatës së PD që nga viti 2009

Zgjedhjet parlamentare, vetëm 9 muaj larg

Opozita: Përgjatë dy muajve të ardhshëm pritet që të dy partitë e reja opozitare, FRD dhe AK të vendosin dhe mënyrën sesi do të paraqiten në zgjedhje.

Mazhoranca: PD, me shumë gjasa, do të jetë në një koalicion të përbashkët parazgjedhor me LSI-në e Ilir Metës. Këto dy forca politike kanë treguar harmoni në bashkëjetesën politike.

KQZ: Këtë muaj pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të riformatohet me anëtarët e tij të rinj. Sfidë do të përbëjë dhe zgjedhja e kryetarit të ri.

Fatjona Mejdini

Një shtatori duket se ka nisur në vend de facto fushatën zgjedhore për parlamentaret e vitit të ardhshëm. Në një kohë kur vendin e ndajnë vetëm nëntë muaj nga qershori i 2013-s, Kryeministri Berisha dje nga Hamallaj i Durrësit, bëri inaugurimin e një rruge të re dhe foli për prioritetet e qeverisjes së tij. I shoqëruar nga logoja e fushatës së shkuar Shqipëria po ndryshon, Berisha foli nga kjo zonë turistike e vendit për punësimin dhe infrastrukturën që me shumë gjasa do të jenë dhe elementet kyçe të premtimeve elektorale të mazhorancës. Nga ana tjetër, socialistët duket se e kanë nisur gjithashtu de facto fushatën zgjedhore, duke u mobilizuar në mënyrë të tillë që çdo ditë ndaj qeverisë Berisha të artikulohen akuza mbi problemet që ka vendi. Në vazhdën e kësaj logjike, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, deklaroi dje se situata e kriminalitetit në vend ka dalë jashtë çdo kontrolli, duke sjellë një bilanc të vërtetë lufte. Për këtë, Tahiri theksoi se qeveria nuk ishte më në gjendje të reduktonte numrin e vrasjeve dhe se vendi po përballej me probleme të shumta siç ishin varfëria, papunësia dhe problemet me pronën private. Një çështje e rëndësishme që pritet të zbulohet në dy muajt e ardhshëm lidhet dhe me mënyrën sesi do të ndërtohen koalicionet që do të shkojnë në zgjedhje. Dilema më e madhe lidhet me faktin nëse ato to të jenë dy, apo në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 qytetarët do të zgjedhin mes tre koalicioneve.

Berisha

Nën një podium të ngritur me fotografinë e një rruge të ndërtuar dhe me sloganin e famshëm tashmë të demokratëve Shqipëria po ndryshon, Kryeministri Berisha u premtoi banorëve të Hamallajt në Durrës, më shumë punësim, investime dhe zhvillimin e turizmit, si dhe bujqësisë. Ashtu siç është dhe zakoni i fushatave elektorale, Berisha nuk la pa përmendur faktin që sipas tij, socialistët kërkojnë ta çojnë vendin prapa dhe nuk janë të interesuar për zhvillimin e tij. Nga kjo zonë e Durrësit, Kryeministri Berisha bëri inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Armath- Hamallaj- Hidrovor. Rruga me gjatësi 5,1 kilometra dhe gjerësi 6 metra, përbën një investim prej 172 milionë lekësh, financuar nga qeveria shqiptare, BERZH dhe BEI. Ai u ndal gjatë në fjalën e tij te punësimi, duke theksuar se ky motiv do të vijojë të mbetet një nga objektivat kryesorë të politikës shqiptare. Për qeverinë qëllimi më kryesor i të gjitha përpjekjeve, i të gjitha reformave është punësimi i qytetarëve shqiptarë. Njeriu i lirë i punësuar në kushtet e tregut ndërton vetë jetën e tij, mbrothëson jetën e tij, lumturon jetën dhe familjen. Prandaj për ne, krijimi i vendeve të reja të punës mbetet objektivi më absolut, premtoi Kryeministri. Sipas tij, investimet do të zinin gjithashtu një pjesë të rëndësishme të vëmendjes qeveritare.  Rrugët janë kushti kryesor i zhvillimit. Pa rrugë nuk ka lagje të zhvilluara, nuk ka fshat të zhvilluar, nuk ka qytet të zhvilluar, nuk ka shtet të zhvilluar, nuk ka vend të zhvilluar. Studimet më serioze kanë faktuar se çdo dollar i investuar në rrugë e kthen veten me 5-fishin, e kthen sepse ndihmon zhvillimin e biznesit, deklaroi Berisha, duke theksuar se përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës nga ana e qeverisë kishte sjellë dhe uljen e papunësisë. Por Berisha nuk ngurroi që të akuzonte me tone të ashpra dhe opozitën shqiptare, duke e quajtur atë përgjegjëse dhe penguese për shumë procese zhvillimore të vendit. Sipas Berishës, në rast se opozita nuk ndryshonte qëndrim, atëherë ajo nuk mund të vinte në pushtet as për 30 vitet e ardhshme. Të ngrihesh çdo ditë kundër tyre, të bësh letra të hapura të stilit të Enver Hoxhës kundër bizneseve të huaja, bën një Don Kishot të vërtetë me mullinjtë e erës. Por janë fatlumë ata dhe vendi që këto nuk varen nga tri të pestat, këto nuk  mund të bllokohen. Dhe e vërteta është se sa më shumë ti sulmojnë këta shokë investimet e reja, aq më larg i largohen pushtetit edhe deri në vitet 30 po vazhduan në këtë mënyrë, akuzoi Berisha opozitën e vendit.

Socialistët

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë vijuar dhe dje të akuzojnë qeverinë se është e paaftë të administrojë shumë elemente të funksionimit të vendit. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Sajmir Tahiri, deklaroi se qeveria kishte humbur betejën me kriminalitetin në vend, duke sjell si pasojë një bilanc tragjik vrasjes dhe vdekjesh. Sipas Tahirit, vetëm brenda tre muajve të fundit, në vend kanë vdekur 150 persona, duke bërë që Shqipëria të renditet si një nga vendet me kriminalitetin më të lartë në Europë. Sali Berisha në vend që tu thotë shqiptarëve sesa u rrit numri i turistëve, do ishte mirë që tu thoshte shqiptarëve bilancet e luftës së vrasjeve, plagosjeve, aksidenteve, vjedhjeve. Gjatë 90 ditëve kanë humbur jetën 158 qytetarë nga vrasjet, aksidentet e vjedhjet. 220 qytetarë janë plagosur dhe gjymtuar. Në Shqipëri kanë humbur jetën dhe plagosur më shumë shtetas se në çdo vend të rajonit. Kemi kriminelë që duhet të ishin në burg dhe gjenden të lirë, deklaroi Tahiri, duke e quajtur Policinë e Shtetit, një agjenci mortore me në krye militantë partiakë. Nga ana tjetër, Tahiri numëroi dhe problemet që sipas tij ka sot qeveria shqiptare, duke e quajtur atë të paaftë për të qeverisur vendin.

Arsyeja e vërtetë e këtyre vdekjeve është keqqeverisja e Sali Berishës. Konflikti për pronën, varfëria, papunësia, kanë hapur rrugët e krimit dhe drogës. Keqqeverisja, sepse mungon shteti. Vjedhin se mungojnë institucionet, larje hesapesh për një fjalë goje, sepse mungojnë institucionet. Aksidentet rrugore janë vetëm motivet në dukje, sepse këto janë vrasje të paralajmëruara, për shkak të mungesës së sinjalistikës. Kriminelët duhet të ishin në burg, por realisht janë jashtë hekurave për të vrarë e masakruar sërish, deklaroi Tahiri ndaj mazhorancës qeverisëse.

Koalicionet

Dy muajt e ardhshëm pritet të jenë tepër të rëndësishëm në vend për shkak të krijimit të koalicioneve parazgjedhore. Në një kohë kur PD duket se e ka pothuajse të formuar koalicionin e saj, sfidat e vërteta për këtë proces shfaqen te socialistët e Edi Ramës. PS ka krijuar një koalicion të qëndrueshëm në opozitë, por gara e fortë elektorale me PD-në i imponon kësaj partie zgjerimin e koalicionit. Një opsion është që socialistët të krijojnë një koalicion parazgjedhor me dy partitë e reja në vend antiqeveritare. Një koalicion i mundshëm i PS-së me Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit, apo Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut do ti shërbente PS-së për të maksimizuar në një koalicion të vetëm votat opozitare në vend. Por një tjetër opsion është dhe ai që partitë e reja si FRD dhe AK të krijojnë një koalicion

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›