E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në spital Jurgeni 22-vjeçar, digjet hoteli në Theth

Ardi Hoti

Hoteli i djegur i familjes Marku ne Theth

Dy ngjarje brenda një dite për familjen Marku, ku pas vrasjes së Frederikut, ndërron jetë në spital edhe Jurgeni. Në Theth, u digjet hoteli. Vrasja për tymin e makinës, ose për konflikt pronësie.

Shkodër – Ka ndërruar jetë dje në spitalin e Shkodrës, Jurgen Marku, 22 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë tri ditë më parë, kur babai tij, Frederik Marku, u qëllua për vdekje pas një atentati. Jurgeni kishte marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, në kohën kur i ati u qëllua për vdekje. I riu, edhe pse në fillim u raportua si i vrarë, dha shenja jete në spital, por dje paradite, sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, nuk mundi të shpëtojë. Sipas burimeve spitalore, 22-vjeçari i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që kishte filluar dje në orët e para të ditës. Ai nuk mundi të transportohej dot në Spitalin Ushtarak, pasi kishte humbur shumë gjak dhe ishte në reanimacion. Pas përkeqësimit të situatës, personeli mjekësor vendosi ta fusë në operacion, pasi plumbat që kishte në trup po i afroheshin organeve jetësore. Operacioni zgjati disa orë. Mësohet se familja Marku, që kishte kryer ceremoninë mortore të Frederikut një ditë më parë, ishte e gjitha në spital, për ndonjë informacion nga mjekët. Dje, rreth orës 11:30, mjekët kirurgë i kanë lajmëruar se Jurgeni nuk mundi dot të shpëtojë, pasi plumbat i prekën organet jetësore dhe kishte humbur shumë gjak.

Megjithatë, familja Marku kishte mësuar dje në mëngjes një tjetër ngjarje. Autorë të paidentifikuar kanë djegur shtëpinë alpine (hotel) në Theth të familjes Marku. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të rënë në banesën e Frederik Markut, të cilën e ka ndërtuar këtë vit në tokën e bashkëshortes së tij, e cila është nga kjo zonë turistike, por policia po heton në dy versione. Së pari, dyshohet që kjo mund të jetë vazhdim i hakmarrjes së autorëve, të cilët kanë bërë edhe vrasjen, sikurse dyshohet që mund të jetë edhe akt kriminal, nga vendasit, të cilët sipas zakonit, nuk kanë dëshiruar që tokat e tyre të mos u shiten tek personat që nuk kanë lindur aty. Megjithatë, varianti më i besuar për policinë është se ngjarja ka ndodhur për një konflikt me motive të dobëta, pak i besuar për familjen Marku. Kemi dyshime se zjarri i vendosur në shtëpinë alpine të familjes Marku, e cila përdorej edhe si hotel, ka qenë i qëllimshëm dhe ndoshta nga persona që kishin konflikt me Frederikun dhe Jurgenin, pohojnë burimet policore, që saktësojnë se po hetojnë të gjitha pistat.

Vrasja: Frederik dhe Jurgen Marku janë qëlluar tri ditë më parë teksa po udhëtonin me automjetin tip fuoristradë. Një motor i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar me breshëri mbi ta

viktima Frederik Marku

Motivi

Vrasja e dyfishtë, për pluhurin që linte pas makina e autorëve

Vrasja e dyfishtë e Frederik dhe Jurgen Markut, babë e bir, ka ndodhur për një konflikt banal. Viktimat janë zënë me tre persona, që janë identifikuar nga policia, për shkak të tymit që krijonte automjeti i autorëve para lokalit që kishte ngritur familja Marku në fshatin Theth. Në këtë fshat, njerëzit mundohen të jenë të rezervuar dhe të ekuilibruar, por ngjarja e rëndë duket se ka trishtuar po aq sa njerëzit dhe natyrën e kësaj zone, ku nuk dëgjohet asnjë lëvizje dhe e gjithë zona duket se mban zi. Një banor i zonës, në rrëfimin për gazetën Shqip, sqaron se i gjithë sherri është bërë për pluhurin e makinës.

Dëshmia e banorëve

E gjithë ngjarja e rëndë, ku mbetën të vrarë babë e birë dhe u dogj hoteli i tyre, ka pasur motiv krejt banal. Sherri ka nisur nga një konflikt i çastit mes viktimës dhe autorëve për pluhurin në rrugë që shkaktonte automjeti i autorëve në fshatin Theth, pranë hotelit të viktimës. Autorët e ngjarjes që janë nga Dukagjini, por banues në Shkodër, kanë qenë atë ditë në Theth për një drekë, por në hyrje të fshatit janë ndalur nga viktima Frederik Marku, i cili bashkë me të birin u kanë thënë tre të rinjve që të ulin shpejtësinë e makinës, se po bëjnë pluhur. Më pas, mes palëve ka nisur debati, ku babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, kanë goditur me mjete të forta tre personat që ishin në makinë, pohojnë banorët e zonës. Pas kësaj, tre të rinjtë, kanë shkuar te lokali ku kishin porositur drekën, nuk kanë ngrënë, por vetëm kanë paguar drekën e porositur dhe janë nisur për në Shkodër. Më pas, dy palët, janë shoqëruar në polici, por vetëm dy orë pasi kanë dalë nga komisariati, babë e bir janë qëlluar për vdekje nga dy persona që lëviznin me motor.

Skam lidhje me vrasjen

Dy ditë më parë, Policia e Shkodrës, prangosi 25-vjeçarin, Leonard Nika, si bashkautor në vrasjen e babë e bir, por i arrestuari mësohet se nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke u shprehur se nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i cili dyshohet që është dhe personi që ka kryer ekzekutimin. Burime nga Policia e Shkodrës pohuan për gazetën Shqip se i arrestuari nuk e ka pranuar akuzën e të qenit bashkautor në kryerjen e krimit. Ai është shprehur se personat në konflikt i njoh, por nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e kryer. Pavarësisht çfarë ka deklaruar i arrestuari, policia ka ngritur ndaj tij akuzën e bashkautorit në kryerjen e vrasjes së dyfishtë.

Zia në familjen Marku

Në familjen Marku, te nëna dhe bashkëshortja e dy viktimave ka rënë zia. Pas lajmit të hidhur për vdekjen e Frederik Markut, dje u është dashur të përballen me vdekjen e djalit 22-vjeçar, Jurgeni, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit që iu bë babait të tij. Banesa e familjes Marku ndodhet në një rrugicë dytësore pranë shkollës së mesme Jordan Misja në lagjen Tre Heronjtë. Njerëz të shumtë u drejtuan dje në mëngjes kësaj shtëpie, e cila kishte hapur dyert për mort të dyfishtë. Askush nuk e pranon të flasë me detaje, por ngjarja që ka përfunduar me babë e bir të vrarë, ka tronditur thellë gjithë të afërmit. Një i moshuar, që është i afërm i viktimave, duke folur për gazetën shprehet se Frederiku ishte djalë i vetëm dhe për ne ishte gjithmonë i mirë, por edhe më i mirë ishte i biri. Por të dy u vranë. Tashmë nuk ka më fjalë. Nuk ka mbetur për momentin vetëm të dërgojmë edhe Jurgenin aty ku dërguam një ditë më parë Frederikun. Besoj se do ti vendosim ose shumë pranë njëri-tjetrit, ose në një varr të përbashkët, në varrezat e Shkodrës, pasi bashkë u vranë dhe bashkë u nisën për në atë botë. Ngjarja, ku u vranë babë e bir dhe më pas u dogj dh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›