E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet muzeu i Akropolit

Pas vite te tera polemikash eshte hapur ne Athine Muzeu i Akropolit.I projektuar nga arktitekti franko-zviceran Bernar Cumi, muzeu duhet te ishte inaguaruar qe ne Olimpiaden e Lojrave Olimpike te vitit 2004. Hapja e tij perjetohet si nje eveniment kulturor per gjithe boten. Muzeumi u be shkas qe te aktualizohet edhe nje here me force kerkesa greke per kthimin e Mermereve te Partenonit, te marra prej lordit Elgin, para 207 vjetesh dhe te ekspozuara aktualisht ne Muzeumin Britanik.Ne Muzeum jane vendosur rreth 4 mije skulptura dhe pjese te tjera nga antikiteti. Muzeumi modern eshte ndertuar me çelik dhe qelqi ndersa punimet e tij zgjaten plot 11 vjet, ndersa pritet te kthehen nga Anglia edhe objekte te tjera te cmuara te antikitetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›