E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ne Shkoder ekspozita e hartografise se vjeter

Ne nje ekspozite hartash, publiku shkodran u njoh me  rrugëtimet shekullore të Europës se sotme dhe betejat e saj ushtarake. Organizuar nën kujdesin e Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafra dhe Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergji ekspozita u hap fillimisht në Prishtinë per te shkuar me pas ne Tirane.

1700 vjetori i Ediktit të Konstantinit. 
Në “Cardinal Mikel Koliqi” në Shkodër hapet ekspozita e hartografisë së vjetër nga “ Tabula Militaris Itineraria” e deri tek hartat e Europës.
Edikti i Milanos i dha fund nje here e mire nje periudhe historike te shenuar nga perndjekja e hapur e te krishtereve.  
Deri ne ate moment pesonin fyerje, tortura, konfiskim e te mirave, humbje te vendeve te punes, humbje te jetes.
Harta shumë të vecanta. 
Evropa si një virgjëreshë, e njejta është e vendosur në tryezen e Këshillit të Ministrave në Tiranë. 
Por nuk është vetëm kjo. 
Me ediktin e Konstantinit ose sic njihet ndryshe Edikti i Milanos nisi edhe reforma në Kishën Katolike. Përmes kësaj ekspozite shihen qartë rrugëtimet shekullore të europës se sotme dhe betejat e saj ushtarake. E organizuar nënn kujdesin e Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafra, Ipeshkvit të Kosovëz Imzot Dodë Gjergji ekspozita u hap fillimisht në Prishtinë për të ardhur në Shkodër e me pas për të udhëtuar drejt Tiranës. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›