E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stop dhunes ndaj gruas

Prej tre muajsh 50 artiste te rinj nga te cilet jane zgjedhur 24 kane punuar per ekspoziten “Stop dhunes ndaj gruas”. Krijimet ne pikturë, arkitekturë dhe instalacion do te ekspozohen ne hapje te festivalit per te drejtat e njeriut.
Dhuna ndaj gruas kjo është tema mbi te cilen jane mbeshtetur 24 artiste te rinj nga hapsira shqipfolese, për krijimet e tyre. Mesazhi artistic i cili flet ne mediume te ndryshme arkitekture, pikture, instalacion është i qarte “Stop dhunes ndaj gruas”.
Kjo iniciativë është marrë nga vetë klubi ASA i të rinjve. Punimet janë realizime të një periudhe 3 mujore. Të cilat janë përzgjedhur nga pedagoge, për të qenë pjesë e ekspozitës që do të celet ne hapje te festivalit për të drejtat e njeriut
Qëllimi i këtyre studentëve është qasja kulturore mes të rinjve në hapsirën mbarëshqiptare. Ekspozita do të rrugëtoj edhe ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›