Hapet ne Tirane nje universitet teologjik islami

Universiteti teologjik islam eshte i pari i ketij lloji ne Shqiperi. Sado e cuditshme te duket godina e tij eshte ajo e ish Akademise se Policise ne periferi te Tiranes e rikonstruktuar me fondet e BE.
Altin Shima drejtor per Arsimin ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise thote per DW se qeveria e Tiranes iu dhuroi ketij komuniteti godinen moderne te Akademisese Policise ngaqe nuk ka mundesi t i ktheje komunitetit mysliman pronat e tij te sekuestruara qe nga koha e regjimit komunist te Hoxhes. Keshtu ne shtator ne auditoret e ish Akademise se Policise do te ulen studentet e pare te teologjise islame.
Cfare studimesh te larta do t u ofroje atyre ky universitet
Universiteti Teologjik Islam i Tiranes ka Fakultetin e Shkencave Humane me tri departamente ate te shkencave islame te komunikimit dhe te jurisprudences. Fakulteti i dyte eshte ai i Gjuheve te Huaja me departamentin e Gjuhes angleze asaj Turke dhe Arabe. Universiteti ka edhe Qendren e Kerkimeve per dialogun nderfetar dhe nderkulturor. Ai pranon studente nga Europa dhe vendet e rajonit thote per DW Altin Shima.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Altin Shima
Perkatesia ne fene islame nuk perben kusht per pranimin e studenteve. Dyert e Universitetit do te jene te hapura edhe per ata qe kerkojne te studiojne ne pjesen laike te tij jurispudence shkenca te komunikimit gjuhe te huaja. Ne nje mjedis te tille miks studentor Universiteti synon te realizoje dialogun kulturor.
Por ne krye te ketij misioni eshte Qendra e Kerkimeve per Dialogun nderfetar dhe nderkulturor pjese e rendesishme e Universitetit. Drejtori Shima thote se kjo qender do te gjeje rruge te reja per te promovuar dialogun kulturor dhe nderfetar. Ky duket se nuk do te jete nje mision i veshtire. Shqiperia ka nje tradite te pasur dhe te konsoliduar te harmonise dhe bashkejeteses fetare. Komuniteti mysliman ai ortodoks dhe katolik ne Shqiperi kane bashkejetuar gjithmone ne paqe ne rrjedhat e historise.
Pirro Misha intelektual i mirenjohur ne Shqiperi Drejtor i Institutit per Dialog dhe Komunikim e konsideron harmonine fetare mes tre feve kryesore nje vlere te cmuar qe duhet ruajtur.Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri qe mund te konsiderohet model per sa i perket harmonise dhe dialogut nderfetar. Feja ne Shqiperi nuk eshte perdorur asnjehere si nje mjet ndarjeje konfrontimi. Dialogu dhe komunikimi kulturor mes komuniteteve me fe te ndryshme eshte dicka krejt e natyrshme. thote thote per DW Z. Misha .
Edukimi me nje islam qe e sheh veten si pjese te Europes
Por kjo tradite e natyrshme dhe e konsoliduar e harmonise fetare u rrezikua te cenohet nga te rinj shqiptare qe kryen studime te larta teologjike islamike ne Universitetet e vendeve arabe. Studimi ne keto universitete ishte e vetmja mundesi per te mbushur vaakumin e kuadrove te klerit mysliman qe Shqiperia post- komuniste trashegoi per shkak te ndalimit te besimit fetar nga regjimi komunist. Por mbushja e vaakumit u shoqerua edhe me probleme qe kishin ne themel te tyre financimin e studimeve te larta ne teologjine islame nga vende te Gjirit Persik si Arabia Saudite Pakistani apo Egjypti.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Piro Misha
Kur te rinjte e diplomuar nga universitetet teologjike islamike te ketyre vendeve u kthyen ne Shqiperi ata sollen nje lloj tjeter islami te ndryshem nga islami tradicional tolerant qe ka egzistuar ne Ballkan per shkak te bashkejeteses me Perandorine Romane.Shikimi i ndryshem teologjik i islamit nga kuadrot qe studiuan ne universitetet e vendeve arabe u mbeshtetur nga keto vende me burime te konsiderueshme financiare dhe gjeneroi konflikte me shikimin tradicional te konsoliduar ne Shqiperi dhe ne Ballkan qe eshte per nje islam i cili e sheh veten si pjese te Europes dhe kunder nje islami qe i kundervihet vlerave te Europes pra nje islami ne perputhje me aspiratat e Shqiperise dhe te rajonit per te qene pjese e Europes nje islami qe eshte per dialog dhe shkembimi te vlerave shpirterore me Europen thote per DW Pirro Misha.
Ne kete kendveshtrim Piro Misha e vlereson nismen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise per te hapur Universitetin Teologjik Islamik dhe licensimi i tij nga qeveria e Tiranes nje hap pozitiv per te shmangur ndikimin ne Shqiperi nga ajo pjese e botes qe dallohet per konflikte fetare dhe ku feja perdoret si instrument per konflikt.
Kapaciteti i Universitetit Teologjik Islamik te Tiranes eshte 2.500 studente.
Autor AniRuci
RedaktoiAida Cama