Ne parlamentin e ardhshem ne Maqedoni do te perfaqesohet edhe diaspora

Ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 5 qershorit ne Maqedoni per here te pare te drejten e votes do ta kete edhe diaspora. Ne tre njesi zgjedhore qe perfshine kontinentin e Evropes Amerikes Australise dhe Azise do te zgjedhen tre deputete. Mundesia e inkuadrimit te diaspores ne procesin e votimit u dha ne prag te shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Kjo vonese ka ndikuar qe diaspora te mos kete informacione te mjaftueshme per menyren dhe mundesine se si do te votoje. Sipas Komisionit Shteteror Zgjedhor 7 mije shtetas te Maqedonise qe jetojne ne diaspore kane shfaqur interesim per te votuar ne zgjedhjet e para qe do te organizohen jashte vendit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhje ne Maqedoni
Nenkryetari i KSHZ-se Subhi Jakupi thote se deri me tani jane verifikuar rreth 7 mije fleteparaqitje per qytetare te diaspores qe deshirojne te votojne. Ne njesine zgjedhore numer 7 e cila perfshin Evropen me Afrike per votim jane paraqitur 3649 flete prej tyre 2600 jane percaktuar si maqedonas dhe 810 shqiptare. Ne njesine numer 8 e cila perfshin Ameriken numri i pergjithshem i fleteparaqitjeve eshte 1818 ne njesine zgjedhore numer 9 qe perfshine Australine dhe Azine jane paraqitur 769 fleteparaqitje prej te cileve vetem 4 nga perkatesia etnike shqiptare thote Subhi Jakupi.
Bashkimi Demokratik Shqiptar permes nje komunikate ka apeluar tek shqiptaret nga diaspora qe te bojkotojne zgjedhjet parlamentare meqe sipas kesaj partie qeveria aktuale synon te percaje emigracionin mbi baza partiake. BDSH u ka bere apel edhe partive politike qe te terheqin kandidatet e tyre per deputet ne diaspore.
Edhe nga diaspora vijne zera per leshimet e qeverise sa i perket votimit te diaspores. Aleksandar Mitrevski nenkryetar i disapores se bashkuar maqedonase thote se afati per paraqitjen e kandidateve ne diaspore ka qene shume i shkurter dhe per kete arsye interesimi per votim eshte i vogel. Ne kontinentin e Amerikes diaspora eshte e shperndare ne 52 shtete eshte e pamundur qe tere ky teritor te mbulohet vetem me nje vendvotim ne Uashington apo Nju Jork vlereson Mitrevski.
Bildunterschrift Zgjedhjet parlamentare 2011 Roza Topuzovska Karevska nga partia Liberal Demokrate thote se te drejten e votimit te diaspores do ta kontestoje para gjykates kushtetuese. Sipas saj ne diaspore nje kandidate per deputet mund te fitoje edhe me 100 vota. Ne njesine zgjedhore qe perfshin Australine dhe Azine jane paraqitur 500 votues sipas llogaritjeve tona ka gjasa reale qe ne kete njesi zgjedhore te fitoje kandidati qe ka marre edhe 12 vota kjo eshte e palogjikshme thote Topuzovska.
Nderkohe KSHZ dhe Agjncioni per migracion kane mare iniciative per intensifikimin e informimit te diaspores per procesin zgjedhor jane percaktuar ambasadat dhe konsullatet se ku mund te votoje diaspora. Ndrushe nga qytetaret e Maqedonise qe do te votojne me 5 qershor diaspora te drejten e votes do ta realizoje nje dite me pare me 4 qershor.
AutorFatos Musliu
RedaktoiAida Cama