E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hapet një nga dyert e PD, protestuesit hyjnë brenda

Një nga dyert e godinës së PD është hapur dhe protestuesit përkrahës të zotit Berisha po hyjnë brenda. Sipas gazetarëve të RTSH në vendgjarje  dera e hapur nuk është e blinduar. Hapja e saj është shoqëruar me brohorima dhe flamuj të ngritur. Vetë zoti Berisha ende nuk ka mbërritur në seli, ndonëse përkrahësit e tij  thërrasin të entuziazmuar emrin e tij. “Sot demokratet dhe demokratët e Shqiperise shnderrojne bunkerin e Peng Bashes ne shtepine e tyre te lirise! Zoti i bekofte!” shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa bëhet gati të shkojë në seli nga banesa e tij që gjendet vetëm disa qindra metra larg.

RTSH 24 po i ndjek zhvillimet çdo moment.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›