Hapet për qarkullim aksi Kardhiq-Delvinë, rruga Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt

Rruga Kardhiq-Delvinë është hapur sot (2 korrik) për të gjithë automjetet. Pamje të para të këtij aksi i solli ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në një postim në Facebook ndërsa udhëtoi nga Gjirokastra në Delvinë e më pas drejt Sarandës.
“U tha, u bë! Mirëmëngjes me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër,” shkruan Kumbaro krahas videos.
Me një gjatësi prej 33 km, aksi Kardhiq-Delvinë do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Tirana drejt Sarandës me 45 minuta.
/rtsh.al/